Tenderi, Mbrojtja 600 milionë lek
për të rregulluar nëntë radarë

Tenderi, Mbrojtja 600 milionë lek<br />për të rregulluar nëntë radarë
TIRANE- Për vënien në përdorim të 9 radarëve, të cilët prej dy vitesh kanë dalë jashtë funksionit dhe askush nuk është kujtuar për riparimin e tyre, me qëllim garantimin e sigurisë kombëtare detare, në muajin janar është zhvilluar në ministrinë e Mbrojtjes një tender i fshehtë me një vlerë prej 600 milion lekë të vjetra. Synimi i këtij tenderi është rikuperimi i difekteve, kryesisht në programet softëere dhe Hardisk, stabizilatorë, sheltër dhe difekte të ndryshme që kanë nxjerë jashtë gatishmërisë, këtë sistem që duhet të transmetojë gjithçka në shërbim të sigurisë kombëtarë.

Projekti që i ka kushtuar 32 milion dollarë shqiptarëve, është arritur të vihet në puna nga ish-ministri i Mbrojtes Pandeli Majko, por në dy vitet e fundit, kur ministria është drejtuar nga Arben Imami, ky sistem që transmeton të dhëna për çdo objekt që lundron apo shkel ujërat teritoriale shqiptare, nuk funksionon qoftë edhe një minutë të vetme. Të gjithë radarët janë instaluar në 9 pika kyçe të bregdetit shqiptar nga kompania amerikane “Locheed Martin”, të cilët shtrihen në një distancë që fillon nga Ksamili deri në zonën e Shëngjinit.

Vjedhja e kabllit
Një nga radarët që është i koduar me PRT-19 dhe që ndodhet në vendin e quajtur “Guri i Gomarit” në zonën e Lushnjës ka dala jashtë gatishmërisë operacionale, për shkak se këtij radari i është vjedhur kablli elektrik. Ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar, por sipas burimeve të “Shqiptarja.com” që nga dita e ndodhjes së këtij krimi e deri më sot, kablli elektrik në një gjatësi prej 200 metra nuk është zëvendësuar. Dyshimekt flasin se kablli elektrik është vjedhur nga vetë efektivët që shërbejnë në këtë bazë, por në fakt asnjëri prej tyre nuk ka dalë para drejtësisë.

Burime të sigurta pranë Ministrisë së Mbrojtjes thanë se dje është nxjerë një urdhër, për dërgimin e një gjeneratori në Pikën Radio Transmetuese 19 në zonën e Lushnjës, me qëllim vendosjen në punë të tij. Tashmë po bën rreth dy javë, që dhe inspektorët që cilët kanë fituar tenderin prej 600 milion lekë, janë duke kryer inspektime në teren në 9 Pikat Radio Transmetuese ku janë përqëndruar radarët detare. Këta të fundit prej dy vitesh kanë dalë jashtë përdorimit duke bërë që zyrtarë të lartë të ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të cënojnë realisht sigurinë teritoriale detare.

Rënia e objektit
Njëri nga objektet ku është instaluar radari PRT-14 në llogara, rezulton të jetë rëzuar dhe ka dalë jashtë përdorimit. Ky objekt i ushtrisë Shqiptare ndodhet në vendin e quajtur “Maja e Thanasit”, shumë pranë një godine që i shërben për transmetim të valëve të televizionit shqiptar. Si pasojë e këtyre kushteve, i githë personeli ushtarak, tashmë rezulton të ketë hyrë në objektin e radiotelevizionit Shqiptar, ku edhe në këtë vend nuk arrin të kryejë asnjë detyrë ushtarake, për shkak të mosfunksionimit të radarit.Tashmë në këtë pikë transmetimi kanë shkuar inspektorë të ushtrisë dhe kompanisë që ka marrë tenderin për venien në përdorim të sistemit të radarëve.

Jashtë funksionit
PRT-11 Ksamil
PRT-13 Porto Palermo
PRT-14 Llogara
QOV Zvërnec
PRT-20 Durrës
PRT-22 Shëngjin
Monitorët SVHD
PRT-19 Lushnjë
PRT-17 Sazani

Shkrimi u publikua sot (06.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate