Momenti tensioni u shënuan në protestën që u zhvillua sot para Kryeministrisë. Një qytetare u dhunua verbalisht nga një pjesë e turmës, që dyshuan se ajo ishte aty si e infiltruar e Partisë Socialiste.
Dyshimet lindën pasi gruaja u pa teksa filmonte si shumë të tjerë të pranishëm. Një grup djemsh e ndoqën këmba-këmbës në bulevard, duke e ofenduar, teksa zonja përpiqej t'i shpëtonte keqkuptimit.
Teksa u sqaronte dhjetëra djemve dhe burrave agresivë, se është thjeshtë një gazetare dhe edukatore shqiptare që punon në Greqi, një person i afrohet dhe i zbraz shishen me lëng frutash mbi kokë.
"Jam shqiptare. Gazetare, eudkatore, në Athinë:,- thotë gruaja.
Pas ngjarjes, gruaja sqaroi se në protestë po merr pjesë si qytetare e thjeshtë dhe mohoi kategorikisht akuzat se është "patronazhiste".
Lajmi kryesor:
Tone kërcënuese në protestë, organizatori Kola: Nga sot nuk mbajmë përgjegjësi për veprimet e popullit! Turma te Kryeministria shtyn dhe lag një grua (VIDEO)










