Tensionet në veri, Rustemi: Targat dhe zgjedhjet janë preteksti, Beogradi kërkon shmangien e dialogut! Kurti po sillet si shtetar

Për deputetin e Vetëvendosjes, vendimi i targave dhe zgjedhjet për Listën Serbe janë thjeshy preteksti i nisjes së tensioneve në veri të Kosovës. Qëllimi kryesor i Serbisë është të shmangë dialogun Kosovë-Serbi dhe njohjen reciproke. Ky ka qenë konkluzioni i arrirë, por jo i ri i deputetit Adnan Rustemi i intervistuar nga gazetari i Studio Live në Report Tv, Arbër Hitaj.

Situata e tensionuar në Kosovë solli ndjeshëm edhe tensione në veri, me vendosjen e barrikadave dhe kulmimin e kërkesës së Serbisë ndaj NATO-s që pritet të jetë më 15 dhjetor për futjen e 1 milionë trupave në Kosovë. Pikërisht për këtë skenar, i cili shfaq një panoramë të një lufte, një agresion të cilin e kemi parë në shumë pak vite më parë, Kosova aktualisht është në në gjendje të tensionuar.

Deputeti i vetëvendosjes, pra i qeverisë së Albin Kurtit, u shpreh se qasja e Serbisë është konfliktuale, e kjo nuk kërkon “dylbi” për t’u parë, por Kosova gjithsesi, ashtu sikurse edhe kreu i qeverisë bëri me dije një ditë më parë mbetet e hapur në dialog. Rustemi theksoi se gjithsesi Kosova është e vendosur të mbrojë sovranitetin.

“Është e dukshme që Serbia kërkon konflikt dhe luftë në Kosovë. Natyrisht qeveria e Kosovës është e përkushtuar për paqe, dialog dhe normalizimi n e marrëdhënieje.

Por është e përgatitur për t’u përgjigjur çdo lloj kërcënimi që cenon sovranitetin e Kosovës

Këto veprime të Serbisë kanë një motiv, pa plotësimin e dialogut. As vendimi për targat dhe as zgjedhjet s’janë arsye e reagimit të tyre në veri të Kosovës, janë pretekste. Gjithnjë për të mbajtur Serbinë larg tryezës së dialogut.

Qëndrimi i partnerëve tanë ndërkombëtarë, ishte jashtëzakonisht i qartë dhe shpërfaqi dukshëm qëndrimin e Serbisë.”- tha Rustemi në Report Tv.

Duke qenë se Kosova aktualisht e ka përqëndruar vëmendjen, nisur nga situata, në politikën e Jashtme, shpesh kryeministri i Kosovës Kurti dhe Presidentja Osmani janë vënë në qendër të kritikave si mos zbatues të rregullt të një diplomacie që duhet ndjekur me BE dhe SHBA, por edhe me partnerë të tjerë. Rustemi i përgjigjet këtyre kritikave duke u shprehur se Kurti ka sjelljen e një shtetari. Sa i përket suportit nga Shqipëria, deputeti nga Kosova thotë se bashkëpunimi kombëtar është mëse i nevojshëm përpara Serbisë.

“Qasja e Kurtit është qasje shtetari. Sundimi i ligjit, prevalon mbi çdo nivel dhe të pushtetit të institucioneve. Të gjithë ne i nënshtrohemi sundimit të ligjit. Në veri të Kosovës s’ka pasur asnjëherë integrim të serbëve dhe strukturave, atje kishte një pakt me bandat kriminale të dirigjuara nga Serbia.

Është me rëndësi përballë Serbisë të kemi një qëndrim përpara.”- vijoi ai.

I pyetur për ecurinë e planit franko-gjerman por edhe për zbulimin e disa pikave të cilat nuk janë paraqitur në media, deputeti shprehet se asnjë marrëveshje nuk mirëpritet nëse nuk ka në qendër të bisedimeve, njohjen reciproke.

“Qëndrimi ynë është i qartë. Vetëm njohja reciproke normalizon marrëdhëniet. S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve pa njohjen reciproke.”- tha ai.

Pyetje: Jemi në prag lufte?

“Unë mund të them që pretendimet dhe sjella e Serbisë nuk dallon nga 98-99. Politika është e njëjtë me Millosheviçin.”- përfundoi ai.

Si u përshkallëzua konflikti në veri të Kosovës:
Disa serbë në veri të Kosovës, që nga data 10 dhejtor ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që të çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Këto veprime i ndërmorën pasi policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet se ishte përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.

Sulmet ndodhën teksa KQZ-ja po bënte përgatitje për zgjedhjet lokale në komunat veriore: Leposaviç, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok. Zgjedhjet u shpallën pasi kryetarët e komunave dhe përfaqësues të tjerë serbë u larguan nga vendet e punës në fillim të nëntorit, duke kundërshtuar një vendim të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar qarkullimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.

Përfaqësuesit serbë, të mbështetur nga Beogradi zyrtar, i kundërshtuan edhe zgjedhjet, që fillimisht u planifikuan për datën 18 dhjetor. Për shkak të situatës së tensionuar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i shtyu ato për në prill të vitit të ardhshëm. Autoritetet e Kosovës akuzuan “bandat kriminale serbe, të udhëhequra nga Beogradi”, për disa incidente me armë zjarri dhe shok-bomba që ndodhën ditëve të fundit në veri. Zyrtarët serbë thanë se udhëheqësit e Kosovës po përpiqen “t’i dëbojnë” serbët nga veriu.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja