Pas tensioneve në Kuvend, ka ardhur edhe një reagim nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali e cila ka dënuar aktet e dhunës së opozitës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo u shpreh se dhuna dhe shkatërrimi nuk mund t’i imponohen dot Kuvendit si të drejta demokratike të askujt.
Asgjë më e largët me përmbajtjen e thellë morale dhe formën cfilitëse të durimit të mosbindjes civile, nuk mund të imagjinohet dot, se sa përçudnimi i dhimbshëm i opozitarizmit politik e mediatik të kësaj vjeshte. Keqardhje e madhe! Por sidoqoftë, forca e dhuna fizike, përplasjet trupore, kërcënimet verbale, djegia e shkatërrimi, apo çfarëdo shprehje e përfshirë së fundmi nga opozitarët tanë në konceptin e “Mosbindjes Civile”, nuk mund t’i imponohen dot kurrë Kuvendit të Shqipërisë si të drejta demokratike të askujt", shkruan ajo.
Ndërkohë, kreu i grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur reagimit të Spiropalit duke thënë se mosbindja civile nuk është ti ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës
"Na paska dhënë leksion nga burgu Pëllumb Gjoka përmes zyrës për shtyp të Kuvendit se cili është kuptimi filozofik i “mosbindjes civile”! Mosbindja civile në kuptimin e Pëllumbave në Kuvend është që krimi i organizuar të shpërfill ligjin dhe të mbretërojë në çdo institucion! Por realisht, mosbindja civile nuk është ti ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës! As krimit të organizuar", shkruan ai.
S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
20.3%
-
Opozitës
76.2%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 374
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Mosbindja civile ka ndarë popullin opozitar nga Berisha
17 Tetor, 21:25
-
Endri Tafani: PD si aktorët e Hollywood, sajojnë ngjarje për t'u rikthyer në vëmendjen e publikut
17 Tetor, 19:29
-
PD përplaset me Gardën dhe FNSH/ Faik Basha: Opozita të përgatitet fuqishëm! Adriatik Doçi: Teatër që bëhet çdo javë! Më të zellshmit kanë dosje në SPAK
17 Tetor, 18:44
-
Armë zjarri apo spraj?/ Luan Baçi në Studio Live: Polici e hapi xhaketën si kaubojs dhe vuri dorën në pistoletë! Poli Hoxha: Të vërtetën e tregojnë hetimet
17 Tetor, 17:38
-
'Fantazma e 21 Janarit në mendjen e Berishës', ironizon Mero Baze: Tani spraj i Gardës i duket pistoletë, atëherë automatiku i dukej çadër
17 Tetor, 16:52
-
Bardhi letër Spiropalit: Informoni kush dha urdhrin për të futur Policinë në Kuvend! Provokim ndaj opozitës
17 Tetor, 15:37
-
Frrok Çupi: Deputetë të pastrehë, ku ka tym të fusin kokën
17 Tetor, 14:47
-
POLEMIKAT/ FNSH në oborrin e Kuvendit nxit konflikt kompetencash! Garda: S’i kërkuam! Një oficer i ri u hapi portën?! VIDEO e tensioneve
17 Tetor, 13:12
-
Tensionet te Parlamenti, Grupi i PD: Kallëzim penal në SPAK për Spiropalin, Hoxhën, Prodën, Vocajn dhe punonjësit e paidentifikuar të Policisë!
17 Tetor, 12:57
-
Noka kërcënon ministrin e Brendshëm: Do iu tërheqim zvarrë si Enver Hoxhën (VIDEO)
17 Tetor, 12:26
-
FOTO/ Deputetët e PD pa karrige! 'Takimi' i Elda Hotit me gardistin, çfarë nuk u pa sot në Kuvend
17 Tetor, 11:56
-
Elda Hoti spërkat me lëng deputetët: Ishte parfum! Ministri: Tentativë për zjarrëvënie! Policia sekuestron 4 shishe të vogla (VIDEO)
17 Tetor, 10:25