Tentativa me çdo kusht për të mbajtur peng Opozitën dhe PD!

Tentativa me çdo kusht për të mbajtur peng Opozitën dhe  PD!

Ish kryeministri Sali Berisha

Për fat të keq ka një tentative e thuajse deri në hall të madh për të mbajtur peng me çdo kusht të Djathtën dhe PD për të fituar me çdo kusht, për tu dukur fitues me çdo kusht e për të qenë me çdo kusht e vetmja alternativë!

Nëse ka një gjë që nuk bëhet me çdo kusht  dhe fitorja nuk është me çdo kusht, kjo është në politikë e sidomos në vendet ku fitoren e caktojnë votat dhe numrat!

Lidershipi jo gjithmonë është i suksesshëm, ka një fillim në ngritje, por ka edhe rënie të paevitueshme! Nuk është forca apo dëshira e brendshme e një lideri që e cakton atë si fitues! Një lider është fitues nëse ai vazhdon të jetë frymëzues e nëse krijon frymë!

E kanë akuzuar Bashën sikur ka mbajtur peng PD! Në fakt kjo nuk është e vërtetë, sepse atë ja dhanë, bëri beteja dhe në fund dha dorëheqjen. Ajo që është e vërtetë është fakti se këta të tjerët e kanë kapur PD dhe duan ta mbajnë me çdo kusht edhe pse nuk janë më frymëzues dhe po ashtu lidershipi i tyre është në rënie të paevitueshme!

Nuk mund të kesh masivitet nëse je një riciklim i sterprovuar! Ka më shumë se 30 vjet që demokratët e ndjekin me të njëjtën logjikë, me të njëjtën gjuhë politike e duke mos sjellë asgjë të re! Kjo protestë nuk është asgjë tjetër, veçse një cikël i sterprovuar, një imitim i përsëritur disa herë, por pa sjellë asgjë të re!

Këto lloj protestash janë dëshmia më ve qartë e një lidershipi që jeton jashtë në kohë e në hapësirë me realitetin aktual social e me trendin aktual politik!

Disa mësime të rëndësishme duhet të nxjerrin në 32 vite aktivitet politik:
1. Me këto protesta nuk rrëzohet Qeveria
2. Këto protesta nuk janë revolucion
3. Revolucionin në demokraci nuk e bën Opozita
4. Protesta si këto e rrisin apatin ndaj Opozitës dhe nuk e forcojnë atë
5. Nuk ka më protesta masive nëse organizohen nga partitë politike
6. Opozita duhet të jetë frymë
7. Frymëzimi nuk është rezultat konsumimi dhe riciklimi
8. Partitë opozitare nëse mbeten parti familjare janë të destinuara të humbin
9. Shqiptarët sot nuk janë më ata të viteve 90
10. Politikanët sot nuk janë më ashtu siç ishin në vitet 90
11. Politika sot është pragmatizëm nga qytetarët e shumë pak idealizëm

Rinovimi e leitave dhe ndryshimi i establishmentit është e vetmja rrugë për ta mundur këtë Qeveri! Të tjerat janë mekanizma manipulimi për ta kapur PD dhe për ta penguar atë të bëhet një alternativë serioze në qeverisjen e vendit!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës