Qëlloi Ramën me vezë, del pas 4 orësh nga Kuvendi deputeti i përjashtuar, Balla nxjerr videon: Ia dha Basha

TIRANE-Opozita është rikthyer në Kuvend në seancën e sotme duke shpëtuar mandatet, por ka shkaktuar një incident duke sjellë shtyrjen e seancës për në orën 18:00 të pasdites. Teksa kryeministri Edi Rama po fliste në foltore për protestën e studentëve dhe rikthimin e opozitës, deputeti i PD, Endri Hasa u ngrit dhe e qëlloi me vezë dhe bojë, ndërsa i tha “E ke nga studentët”. Report Tv sjell pamjet nga momenti i incidentit në Kuvend.

Në këtë moment ndërhyri Garda e Republikës, Rama kërkoi që deputeti të nxirret jashtë, ndërsa kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi e përjashtoi nga seanca dhe Byroja e Kuvendit 10 ditë nga punimet. Por demokrati nuk pranoi që të dilte nga salla pas katër ndërprerjeve duke bërë që kryetari i Kuvendit, Ruçi ta shtynte për në orën 18:00 të pasdites. Pas ngujimit për katër orë deputetët e PD së bashku me Hasën dolën. 

Ndërkohë që PS kërkoi përjashtimin e Lulzim Bashës edhe të tre deputetëve të PD, opozita kërkoi të njëjtën masë për kryeministrin me argumentin se i fyeu, ndërsa kërkesat do të shqyrtohen brenda 48 orëve. Kryeministri Rama reagoi duke u shprehur se opozita seancën e kërkuar për studentët e ktheu në konflikt rrugësh. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, publikoi një video ku duket Hasa që vjen te vendi i Bashës dhe i merr diçka nga xhepat kryetarit të PD-së. 

Sjellja e deputetit të PD, Endri Hasa erdhi pas ‘tërbimit’ të liderit opozitar, Lulzim Basha, i cili në fillim të seancës lëshoi akuza të rënda në drejtim të kryeministrit dhe grupit të PS, mes të tjerash i cilësoi edhe dele (lexo këtu). Ndërkohë që jashtë kuvendit militantë të PD, studentë dhe banorë të Unazës së Re zhvilluan një protestë kundër qeverisë (lexo këtu).

Momenti kur filloi incidenti në Kuvend
Edi Rama: Grupi më ka dhënë 40 minuta për të folur, por unë do i fal liderit të opozitës, i rikthyer këtu me mandate të pjekura, por jo të djegura. Sot më shumë se asnjëherë askush më shumë se Lulëzimi s’mund tua tregojë shqiptarëve se zgjidhja e vetme është kjo shumicë, ndërsa unë do shkojë të vijoj dialogun e vështirë me studentët.
Ndërhyn deputeti i PD, Endri Hasa dhe tenton që të qëllojë Ramën me vezë dhe bojë
Ndërhyn Garda e Republikës

Edi Rama:
Merre nxirre jashtë atë
Gramoz Ruçi: Endri Hasa është i përjashtuar nga seanca

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:20
Ironia e Olta Xhaçkës: 'Luanët' e opozitës sulmojnë me sende koteci

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka ironizuar opozitën në Kuvend pasi një prej deputetëve të saj, qëlloi me vezë kryeministrin Edi Rama. Gjatë debatit për Arsimin e Lartë të kërkuar nga PD dhe LSI, Xhaçka u shpreh se "opozita ka lëshuar luanët që të luftojë me sende koteci". Xhaçka tha se Ligjii për Arsimin e Lartë nuk është perfekt, por nuk mund të mohohet se ishte një përpjekje serioze për ta kthyer universitetin nga një prodhuese diplomash në një prodhuese e dijes.

Ligji i Arsimit të Lartë nuk është perfekt. Nuk është zbatuar plotësisht, por askush s’mund të mohojë se ishte përpjekja më serioze për të vlerësuar rrugën e dijes e për tu ndarë nga diplomat që nuk i jepnin dritë mendjes, e nuk punësonin meritën. Reforma në Arsim dhe ligji që prodhoi kjo reformë, ishte produkt i një komisioni, nga më prestigjiozët për Arsimin e Lartë", u shpreh Xhaçka.

Ministrja e Mbrojtjes në fjalën e saj tha se studentët janë frymëzim për shqiptarët dhe vetë qeverinë, teksa thumboi dhe opozitën, duke akuzuar se 10 programe studimi në vitin 2005 u hapën 1442 programe studimi në vitin 2013. Ajo theksoi se maxhoranca është e gatshme të dialogojë me studentët për të gjitha kërkesat e tyre. "Ne jemi të gatshëm të flasim, të dialogojmë e të zgjidhim bashkërisht, ndërsa opozita ka lëshuar luanët që të luftojë me sende koteci”, deklaroi më tej Xhaçka në fjalën e saj.

Ora 18:19
Qëlloi Ramën me vezë/ Balla: Kallëzim penal Endri Hasës për shpërdorim detyre (Dokumenti)

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas rinisjes së seancës plenare në Kuvend, tha se PS do të depozitojë një kallëzim penal për deputetin Endri Hasa që qëlloi me vezë kryeministrin Rama.

Balla: Nuk gjej arsye për të shpjeguar ndërprerjen e fjalës nga folësi i raadhës, që doli me konsesus. Kjo është qesharake, jemi bërë si kopësht fëmijësh ku i kërkohet kryetarit të Kuvendit, të dalë live, kryetari i opozitës. PD të kërkojë ndjesë për aktin e turpshëm, për këtë deputet do të depozitojmë kallëzim penal për shpërdorim detyre dhe goditje për shkak të detyrës.

Kallëzimi i PS për deputetin demokrat Endri Hasa
Ora 14:55
Katër orë i ngujuar në Kuvend, deputeti i PD që qëlloi Ramën del bashkë me grupin

Pas katër orësh ngujim në Kuvend, deputeti Endri Hasa së bashku me grupin kanë dalë nga salla e Kuvendit. Fillimisht u deklarua se do të qëndrojnë deri kur të fillonte seanca pasdite, pasi Hasa nuk do të lejohej nga Garda që të hynte nëse do të dilte, pasi është përjashtuar me 10 ditë. Por rreth orës 14:30 vendimi ka ndryshuar dhe Endri Hasa së bashke me grupin e deputetëve kanë dalë. Në orën 17:30, 30 minuta para mbledhjes së Kuvendit, grupi i PD do të ketë një mbledhje.

Ora 14:01
Balla publikon videon: Ja momenti kur Basha i dha vezët Hasës për të goditur Ramën

Partia Socialiste akuzon kryetarin e opozitës Lulzim Basha se ishte ai që futi në Kuvend vezët me të cilat deputeti Endri Hasa qëlloi kryeministrin Rama. Kryetari i grupit të PS ka publikuar në faqen e tij në Facebook një video nga momenti kur deputeti i PD, Endri Hasa është afruar pranë vendit ku qëndron Lulzim Basha në Kuvend dhe diskuton në lidhje me disa dokumente në nisje të seancës së sotme.

Në një moment, Hasa ulet pranë tij dhe sikur pretendon Balla, ka marrë vezët nga xhupi i kreut të PD, i cili e kishte vendosur në karrige. Balla shprehet se është e turpshme se si Basha fshehu vezët ‘nën puplat e shtrenjta të xhupit të tij’.

“Artist! Po ti qenke edhe regjizor, edhe skenarist. U deshën 6 muaj që “pula” Lulzim të prodhonte 2 vezë. E turpshme si një kryetar opozite degradon deri në pikën që të fshehë nën puplat e shtrenjta të xhupit të tij. Shikoni videon sesi Artisti Lulzim bën qesharak rikthimin e opozitës në Kuvend. Është Lulzim Basha që “prodhon” vezët dhe ia jep deputetit pa emër” thotë Balla.

Ora 13:30
PS kërkon përjashtimin e Lulzim Bashës nga Kuvendi

Partia Socialiste ka kërkuar nga Byroja e Kuvendit përjashtimin e kreut të PD, Lulzim Basha me 10 ditë nga Kuvendi për gjuhën e përdorur në parlament. Ende nuk dihet nëse PS i referohet fjalës së Bashës në fillim të seancës ku iu drejtua socialistëve me fjalët “të poshtër, horra, banditë, dele”, apo më pas kur foli nga karrigia gjatë incidentit me kryeministrin Rama.

Ora 13:29
Incidenti në Kuvend, Braçe: Luli i dha vezën deputetit të PD dhe e lëshoi në ‘atentat’; ai po dridhej...

Deputeti i PS, Erjon Braçe ka reaguar pas incidentit në Kuvend, ku kryeministri Rama u qëllua me vezë nga deputeti i PD, Endri Hasa. “Te kesh perpara nje burre dy metra, per me teper qe nuk leviz, te jesh nje meter larg tij dhe, ta qellosh neMajteLulit; Do të thotë që e ke bërë në brekë. Por eshte me e turpshme se kaq; Vezen e ketij e beri nje pule si vet Luli, hyri ne Kuvend pa ju nenshtruar kontrollit te zakonshem, u ul ne vend, thirri kete trimin, i dha vezet dhe e leshoi ne “atentat”; ai po dridhej! A e kuptoni se cfare kryetari opozite ka ky vend apo jo? Por perseri eshte edhe me e rende; Thane dje se nuk po vinin ne Kuvend te shpetonin mandatet por, per hallin e #studenteve!

Ne fakt jane ne Kuvend vec per bythen e tyre, si perhere, #PUSHTETIN! Studentet i vrane qe gjate javes; I vrane kur ju cuan partine me qellimin e perhershem-PUSHTETIN; i vrane kur ju morren erzin dhe ne emer te tyre uleriten: JO DIALOG! Mos prisni gje nga keta, zero! Nuk u bene asgje ne 8 vite! Ne do tejkalojme cdo kerkese te studenteve. Zgjidhja eshte mbi tavoline! Njesoj sic tek REFORMANEDREJTESI; Dje Keshilli i Larte i Prokurorise, sot Keshilli i Larte Gjyqesor, neser Byroja Kombetare e Hetimit dhe  Prokuroria Speciale kunder Korrupsionit, Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi etj.Tamam arsye per ta bere ne brekë” shkruan Braçe.

Ora 13:13
Basha dhe Berisha largohen për t’u rikthyer në orën 18:00

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PD në Kuvend ku u vendos që deputetët nuk do të largohen, kryetari i PD, Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë të vetmit që janë larguar për t’u rikthyer më pas në orën 18:00 kur të rifillojë seanca.

Ora 12:48
Opozita nuk largohet, ngujohet në Kuvend deri në orën 18:00

Pas vendimit të kryetarit të Kuvendit për shtyrë seancën në orën 18:00, pasi deputeti Endri Hasa nuk pranoi që të largohej pas përjashtimit me 10 ditë, grupi i PD vendosi që të mos largohet nga salla duke u ngujuar deri pasdite. Një veprim i tillë vjen, pasi nëse do të largohen, deputeti Hasa nuk do të lejohet që të futet pasdite me rifillimin e seancës.

Ora 12:22
Incidenti në Kuvend, Rama: U djeg xhani për studentët, por bllokuan debatin me dhunë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën e krijuar në Kuvend dhe shtyrjen e seancës për në orën 18:00 të pasdites. “U djeg xhani për studentët, por seancën e kërkuar për ta e kthyen në një konflikt rrugësh, duke bllokuar me dhunë debatin që kërkuan vetë. Ky është modeli i tyre për rininë, prandaj s'është çudi kur hasim të rinj, që sharjet i dinë për trimëri dhe refuzimin e Dialogut për forcë”tha Rama.

Ora 12:09
Endri Hasa nuk del nga Kuvendi, seanca shtyhet për pasdite në 18:00

Duke qenë se deputeti i PD, Endri Hasa nuk pranoi që të dilte nga salla e Kuvendit pas përjashtimit me 10 ditë, kryetari i Kuvendit e ndërpreu për ta rifilluar në orën 18:00 të pasdites së sotme. “I kërkoj të lirojë sallën, është e katërta herë, procedura është e qartë. Në kushtet që nuk zbatohet vendimi i marrë, ndërpres seancën, seanca vijon në orët 18:00 pasdite” tha Ruci.

Ora 11:59
Hasa përjashtohet, por nuk del nga salla, Ruçi ndërpret seancën: S’mund ta mbani peng

Me rinisjen e seancës së Kuvendit, Ruci kërkoi largimin e deputetit Hasa nga Kuvendi, por ai dhe grupi i PD nuk kanë pranuar duke sjellë sërish ndërprerjen e seancës për herë të katërt. “Zot Hasa, përjashtohet 10 ditë nga punimet e Kuvendit. Zoti Hasa liro sallën, kryetari i grupit të nxjerrë jashtë deputetin. Në zbatim të vendimit të byrosë së Kuvendit, Hasa të lirojë sallën. Nuk mund të mbajë peng seancën një deputet, apo  një grup parlamentar. Mesa duket nuk keni ardhur për të debatuar. Ndërpritet seanca sërish” u shpreh Ruçi.

Ora 11:55
‘Liro sallën se kështu vendosi partia’/ Lapsusi i Ruçit që shkaktoi të qeshura në Kuvend

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka bërë një lapsus që ka shkaktuar të qeshura nga deputetët e opozitës në sallën plenare. Teksa po i kërkonte deputetit të PD, Endri Hasa që të dilte nga salla, pasi u përjashtua me 10 ditë se qëlloi kryeministrin me vezë, Ruçi ngatërroi Byronë e Partisë me atë të Kuvendit. ‘Liro sallën në zbatim të vendimit të Byrosë së partisë...të Byrosë së Kuvendit”.

Ora 11:50
PS: Të përjashtohen Noka, Paloka dhe Strazimiri/ Shtyhet kërkesa për Ramën

Partina Socialiste ka bërë një tjetër kërkesë drejtuar Byrosë së Kuvendit për përjashtimin e deputetëve të PD, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Gent Strazimiri me argumentin se kanë përdorur fjalor fyes. Ndërkohë që kërkesa e PD për përjashtimin e Ramës është shtyrë për tú shqyrtuar brenda 48 orëve.

Ora 11:44
Vezët drejt Ramës, Berisha: Ishte kartolinë nga studentët, vinin nga Surreli

Sali Berisha ka reaguar pas incidentit në Kuvend duke thënë se ishte kartolinë për kryeministrin, ndërsa shtoi se ‘vezët vinin nga Surreli’, zonë ku banon Rama. “Ishte kartolina nga studentët për Vitin e Ri që deputeti Hasa i dërgoi kryekumbarës, kreut të krimit të krimit organizuar dhe të korrupsionit, Edvin Kristaq Rama. E vërteta është që ato vezë vinin direkt nga Surreli” tha ai.

Ora 11:22
Qëlloi Ramën me vezë/ Byroja e Kuvendit përjashton 10 ditë deputetin e PD

Deputeti i PD, Endri Hasa përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi pasi qëlloi kryeministrin Edi Rama me vezë dhe bojë. Vendimi është marrë nga Byroja e Kuvendit.

Ora 11:20
‘Na denigroi’/ PD kërkon përjashtimin e Ramës nga Kuvendi

PD kërkon përjashtimin nga seanca plenare të Kryeministrit Edi Rama. Kërkesa është firmosur nga disa deputetë, të cilët pohojnë se “gjatë seancës Rama përdori fjalor fyes dhe denigrues ndaj grupit parlamentar të PD dhe deputetëve të veçantë të PD”.

Kërkesa e PD për përjashtimin e Ramës
Ora 11:14
Hasa nuk del, seanca ndërpritet një orë nga Ruçi, mblidhet Byroja e Kuvendit

Deputeti i PD, Endri Hasa nuk ka dalë nga Kuvendi pas përjashtimit, ndërkohë që pasi u ndërpre për tre herë nga 10 minuta, seanca është ndërprerë për një orë. Kryetari i Kuvendit Ruçi ka njoftuar mbledhjen e Byrosë së Kuvendit për masën disiplinore ndaj deputetit të PD.

Ora 11:13
U qëllua me vezë, reagon Rama: Opozita e paska vrarë kohën koteceve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale me një postim pas ngjarjes sot në Kuvend ku u qëllua me vezë nga deputeti i PD, Endri Hasa. “Të kthyer pas një qëndrimi të gjatë rrugëve, opozitarët tanë jo vetëm duket e paskan të vështirë të përshtaten me rregullat e sjelljes jorrugore, po si duket e paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë, kur kaluan në ilegalitet nga frika e mllefit të studentëve”.

Ora 11:00
Deputetët e PD hedhin projektligjet drejt Ramës në foltore (VIDEO)

Me rinisjen për herë të dytë të seancës, Endri Hasa jo vetëm që nuk ka dalë nga seanca, por deputetët e tjerë të PD, janë afruar pranë foltores duke hedhur projektligjet në drejtim të kryeministrit.

Ora 10:46
FOTO/ Momentet kur deputeti i PD Endri Hasa qëllon me vezë e bojë kryeministrin
//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sentinel: 20/12/2018 23:43

    Endri ka harxhuar kohe kot ne Firence, se te qellosh me veze dil nga Kuqani dhe je expert https://en.wikipedia.org/wiki/Endri_Hasa

    Përgjigju
  • life: 20/12/2018 19:26

    brezat e meparshme nuk hidhnin as buk as ushqime se te mallkonte zoti por qe sa ENVERI ndaloj besimin te zoti shikoni cfar brezi ka dal

    Përgjigju
  • CaBone: 20/12/2018 18:57

    O po kto jan bagti jo deputete. Magjinoni te presesh drejtim shteti ne instancat me larta kta lloj moter sh.....erish. Merini vezet e futini ne b...th tani lapanjos njerez. Po a keni apo skeni dinjitet ju o depulesh? Apo thuj ju te jepni gra e motra po qe fjala per interes? O se harrova robt ku ti keni dhe ju me ket palo sjellje prej deputeti hahaha

    Përgjigju
  • Permetari: 20/12/2018 18:53

    keto fytyra na ulin koken perpara botes .Lulushit te vogel dhe medioker u duk bure me fjalorin etij prej rrugaci qe foli ne kuvend por eshte lepur perpara popullit qe e sheh dhe e degjon .I shpetoj veza nga bytha u be trimosh dhe ja dha servilit te tij qe u kap na kamera .Turp tju vije .A ka familje ky burrec pseudodeputet aka djale a ka vajze a ka te aferm si u del perpara tyre se e ka pare bota qe u be trimosh qe hodhi veze .Ja kultura e deputeteve qe duan te vine ne pushtet Luli perpara dhe ata pas si kllocka me zogj .Nuk treguat trimeri por horrllek bagabontash dhe rrugacerri .Si ai studenti ne Vlore qe u uli prinderve dinjitetin dhe koken para shoqerisi .Po e nderseu Lulushi dhe Muni Turp tju vije se shqiptari ka cipe ne surat dhe krenari dhe edukate kombetare.Kjo force politike qe erdhi ne dhjetor te 90 e dhjeu fare idealet per te cilat erdhi dhe u formua .Populli i shshkrete pret nga ju po tek kush tek kriminelet rrugacet qe nga i pari dhe tek shurdhjesat e tyre.

    Përgjigju
  • Tirona: 20/12/2018 18:50

    Lulush fillove te besh vez?Gjeli kush ishte Salianji?Se Grita doli shterp.Ju shkerdhefsha rracen o kopilat e Kombit vetem luft doni se sju gjen gje ju plerave Populli e ha.

    Përgjigju
  • mondi: 20/12/2018 18:28

    lulezimja sot polli veze,,mos u habisni qe pas ngritjes se spak lulja te pjell binjak

    Përgjigju
  • Era: 20/12/2018 17:04

    Me ato dy veze do i mbeshtesnin studentet keta "burra te mencur" qe shkuan ne parlament vetem per ta Ta shohin studentets se ata vajten per te ruajtur miljonat e tyre me mandantet e debutetit jo per ata

    Përgjigju
  • Popull: 20/12/2018 16:46

    Ky palaco nuk eshte deputet por nje vemje qe duhet te plaset me burg Ky eshte rrugac sepse keshtu e ka dhe familjen Plehre Plehre Plehre Neveri per keto mostra

    Përgjigju
  • Aldo: 20/12/2018 15:59

    Nuk i perkas asnje partie politike,por besoj se ketij palo deputeti nuk i mjafton përjashtimi nga kuvendi por i duhet nje përjashtim i përhershëm nga çdo funksion administrativ shtetëror ne Shqipëri..keto sjellje ndaj një pushtetari qofte kryeministër ose jo eshte goditje e drejtpërdrejtë ndaj popullit që e ka vendosur ne atë pozicion..

    Përgjigju
  • Adi: 20/12/2018 15:38

    Sa turp gjinaf populli shkret kush na qeveris dhe kush do na qeverisi ne nje te ardhme,personalisht nuk rrespektoj asnje qeveri sepse jan njesoj,por kjo opozit esht Nje per opozitave me te degjeneruar qe un kam par ndonjeher,luli i jep vezen hases dhe hasa godet,qellove si kalama o hase.turp te keni per kto xheste te shumtuar qe beni,te rit kan 10 dit ne rrug dhe ju e keni menjen tek pushteti kush te vjedhi me shum,mafia me e fort qe ka par shqiperi jeni ju qeveritaret me kollare,nuk ka shtet qe ju ndal ket mafien shqiptare me kollare.

    Përgjigju
  • lola: 20/12/2018 15:38

    o lyli do te te rah gruaja se ishin vezet e bakllavas,i kishte sjell nga hollanda

    Përgjigju
  • TITI: 20/12/2018 15:35

    o lulush ato vezet qe polle sot,do te ti bej populli omlet zgjedhjet e radhes

    Përgjigju
  • lexuesi: 20/12/2018 15:04

    Te perdoret nje krimb per ta promovuar ne 'trim' vetem ne parlamentin tone ndodh... Fare e keqe ti dhe ai qe e kishte fshehur ne b.... ate koqe veze!!

    Përgjigju
  • Donela: 20/12/2018 14:00

    PD-LSI turpi i ketij vendi,turpi i kesaj politike,jane vemje e te pa kulture,nje tufe derrash qe rrine ne Kuvend e marrin rrogen kot.

    Përgjigju
  • Roza: 20/12/2018 13:46

    Sa te jete Kriminel Sali Berisha i lire, nuk ka paqe ne Shqiperi. Nen drejtimin e tij behen deputet e PD te pafytyre , frikacake, vulgare deri në rrugaceri

    Përgjigju
  • fsfds: 20/12/2018 12:36

    dava' rrugacesh

    Përgjigju
  • ron: 20/12/2018 12:30

    Deputet legena te pamoralshem dhe tamam shpellar me plote gojen.

    Përgjigju
  • Erik: 20/12/2018 12:23

    Eshte ajo qe thote Rama, s'me mundni dot me vota dhe beni si te forte me muskuj. Shqiptaret shohin dhe vleresojne, parti e degraduar.

    Përgjigju
  • lili: 20/12/2018 12:21

    o endri pse sben si i forte,te njohim ca kurve je,, ne kohen e sales vuanit nga mungesa e liris,tani vuani nga liria e tepert

    Përgjigju
  • Fraiku: 20/12/2018 12:13

    Skenar maskarenjsh i hartuar ne kullen e Berisheve! Nje opozite e shkerdhyer qe kthehet ne parlament vetem qe mos tu diqen mandatet e atyre te djegurve qe ju shkojne nga pas. Imagjinoni cfare ben nje kamikaz zagar nga qelbasani per ti bere qefin berishe kriminelit? Imagjinoni cfare mund te bejne shpellaret qe jane jashte kesaj salle? Rama duhet te filloje goditjen e hajduterve qe ka brenda vetes, te plotesoje kerkesat e studenteve dhe te asgjesoje njehere e mire kete sjellje prej halabakesh ne parlament. Keta nuk jane shqiptare, keta jane pjelka te ndyra te pasardhesve te Esat Toptanit. Nuk funksionon me gjuha e kulturuar qelbesira.

    Përgjigju
  • Rruqja: 20/12/2018 12:06

    KY PALLOSHI QE QELLOI KRYEMINISTRIN ASHT AS ME SHUM E AS ME PAK KRIMINEL PRANDAJ DUHET TE SHKOJ PARA DREJTESIS SE SOT GJUAN ME VEZE NESRE ME BOMBE .OPOZITA E JONE ASHT OPOZITE E KRIMIT E RREMUJES E RRUMPALLES .KTE E KA TREGU SI ISHTE NE PUSHTET ASHTU KUR ASHT NE OPOZITE ..PO QE SE VAZHDON KESHTU TE SILLET OPOZITA KURR MOS E PRUFT KOKEN NE KUVEND . BASTARDET .

    Përgjigju
  • redi: 20/12/2018 11:53

    Kjo sjellje prej rrugacesh te deputetit te opozites tregon se keto duhet te largohen por dhe duhen denuar . Parlamenti eshte krhyer ne shesh palacolleqesh te opozites . Maxhiranca po ruan qetesine ,por ky Hasa do nje pergjigje shqiptareshe dhe jo ligjore . Po cfar kujtoni ju se duke perdorur dhune do te ju rritet rlektorati , perkyndrazi po ju largohen dhe militantet dhe keni mbetur vetem . Rama duam sduam ne ,eshte kryeminister i zgjedhur nga populli dhe jo nga Shqupi . Ka gabime Rama ? Ka shume bile , por dhe suksese . Po vijne zgjedhjet lokale ,dhe aty fo shihet ke perkrah populli . Reagimi i Rames per studentet megjithese i vonuar eshte per tu pershendetur

    Përgjigju
  • Samiu: 20/12/2018 11:35

    Sa perfaqesues te mire, jo partiak, paskan zgjedhur studentet.... ne se ia kane besuar ata kete veprim sic shprehet vete ai....

    Përgjigju
  • Lond: 20/12/2018 11:15

    Ja shkerdhefsha ato qe ka ne shtepi ky buce, ky kryeajduti i elbasanit se bashku me ate pleren qe e ka bo qe vodhe kombinatin metalurgjik, cojeni per ndjekje penale,Turp po nuk e cuat se bashku me ate shal ngjiturin lulushe bucen.

    Përgjigju
    • Tani: 20/12/2018 11:38

      Nuk ia vlen që të nxeheni, pasi këta që ushtrojnë dhunë janë thjesht vegla të Familjes Berisha. Por, kur Berisha skicon skenarë të tillë nga zyra e tij harron se nuk po godet Ramën me vezë, por shumicën e popullit. Atë shumicë, që e nxorri nga zyrat e shtetit me një milion shuplaka. Kështu që kujdes me këto akte z.Berisha. Drejtësia vonon, por nuk harron!

  • toni: 20/12/2018 11:11

    keta qe bejne si te forte ne parlament,smbajn dot grat e tyre

    Përgjigju
  • Dorydory: 20/12/2018 11:08

    U be dhe ky palluqja qe kur studionte ne Firenze nuk ia varte asnje nga studentet shqiptar... Kishin te drejte elbasanllinjte qe nuk i flisnin... Turp degjenerim i PD po natyrisht po i vjen laku fytit dhe nuk mund te vjedhin me te lire... Ky meriton te kalbet ne burg bashke me bashen salianin shehaj dhe balliun

    Përgjigju
  • Tahipi: 20/12/2018 11:06

    Bilanc I bukur hahahahahaha ju raft cunami ju raft paliaço politakan

    Përgjigju
  • Rexhepi: 20/12/2018 11:04

    Boo Boo Boo po qjan kto gjallesa njersore mund te me ndihoj njeri qe ta kuptoj ? Kan ardhur per te vazhdu mandatin skikoni qfare bejn. Une mendoj se po u ngrit SPAKU keto gjallesa sa jan 40 me duket do te armatosen per te ber luft. Shpesoj qe te perfundojn si ai greku e pastaj Salih Muti do ti perkujtoj gjdo vit nga burgu si Azem Hajdarin

    Përgjigju
  • Arbër: 20/12/2018 10:47

    Degjenerim total i PD! Turp turp turp

    Përgjigju
  • Cuni Hajdutit: 20/12/2018 10:46

    Endri Hasa cuni i hajdutit dhe fallsifikatorit Nuri Hasa.Vodhi e shkaterroi kombinatin e drurit ne Elb si dhe fallsifikoi firmat e pronareve te truallit sot del e ben te fortin.Me firma te fallsifikuara dhe me gjyqe fiktive eshte bere sot pronar i kombinatit.Hajdut e bir hajduti.Hahaha.

    Përgjigju
    • LORA: 20/12/2018 12:38

      Faleminderit per deshmine ,qe sillni,,,por edhe pa e ditur kete,di qeky soj kusaresh kuptohet fare lehte ;edhe qe akti i tij buron nga hesapet penale qe ka me drejtesine e re ,me SPAK dhe BKH qe se shpejti fillojne nga puna. Mbeshtes me gjithe forcen time te arsyes Kryeministrin legjitim te shumices se cilesuar te shqiptareve.na.

  • Kola: 20/12/2018 10:43

    Kane mesuar nje variant tani me keto vezet qe na e cpifen... Saliut dikur opozita mezi i citonte emrin jo me ti shkonte mendja ta gjuanin me veze. Duhet dore e hekurt me ata qe bejne te fortin.

    Përgjigju
    • Tani: 20/12/2018 13:15

      Kysh e ka udhehequr vendin perpara. Nje tuf alabakesh.

    • tosi sales: 20/12/2018 12:52

      bandes se shpellareve te Pd-se dhe leshitdhise do ju vije fundi, zgjedhjet po afrojne dhe aty do e marrin pergjigjen keta bandite per bllokimin e trafikut te Tiranes duke ju a merzitur jeten qytetareve te Tiranes,

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë