Tentuan të hynin në Shqipëri me armë zjarri, arrestohen 3 persona, mes tyre 2 gra

Tentuan të hynin në Shqipëri me armë zjarri, arrestohen 3 persona, mes tyre 2 gra

Armët e gjetura nga Policia Kufitare në Morinë në automjetin e të arrestuarve

Arrestohen nga policia kufitare në Morinë, personat me inicialet F. G., 34 vjeç, D. F., 36 vjeçe dhe M. Q., 40 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit me të cilin udhëtonin janë gjetur armë zjarri.

Drejtusi i automjetet F.G, banues në Kosovë po udhëtonte me 2 gra F.G dhe D.F banuese në Tiranë, me një automjet tip "Volksëagen", në brendësinë e të cilit janë gjetur edhe armë zjarri, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Personat në fjalë akuzohen për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit", kryer në bashkëpunim.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë: 

Policia godet një rast të tentativës për të hyrë në territorin shqiptar me armë zjarri me vete.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarak.

Vihet në pranga drejtuesi i mjetit ku u gjet arma e zjarrit dhe 2 pasagjeret që udhëtonin në mjetin e tij. 

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip "Volksëagen", me drejtues shtetasin F. G. dhe pasagjere shtetaset D. F. dhe M. Q.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në kroskotin e këtij mjeti, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip "Girsan" dhe 17 fishekë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

F. G., 34 vjeç, banues në Kosovë, D. F., 36 vjeçe dhe M. Q., 40 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit", kryer në bashkëpunim.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sezoni Turistik nis më herët në Green Coast

Sezoni Turistik nis më herët në Green Coast