TEPELENË-Sekuestrohen 7 kilogramë kanabis në Tepelenë, arrestohet një 27-vjeçar dhe dy të tjerë shpallen në kërkim.
 
Aleksandër Birbili, u arrestua pasi gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Bënçë, Tepelenë iu gjet lënda narkotike. 
 
Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje u shpallën në kërkim Ll.N dhe E.M.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetim të mëtejshëm për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve, e kryer në bashkëpunim”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com