TEPELENE – Një konflikt mes disa adolenshtëve është neutralizuar nga policia e Tepelenës, duke shmangur përshkallëzimin e tij. 17-vjeçarët me inicialet S.S dhe G.L nga Tepelena, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me grushte dhe mjete të mprehta dy bashkëmoshatarë të tyre, të cilët kanë mbetur të plagosur lehtë.
 
Ata janë arrestuar në flagrancë nga blutë e Tepelenës në lagjen “Mustafa Matohiti”, të cilat ndërhynë në kohë duke parandaluar konfliktin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)