Tërbohen përdoruesit e
Instagramit me plot të drejtë! 

Tërbohen përdoruesit e<br />Instagramit me plot të drejtë! 
Një nga rrjetet sociale më popullore siç është ‘Instagrami’ ka hyrë në telashe. Dhe kjo nisur nga disa ndryshime që janë bërë për të ‘lehtësuar’ mbase punën e përdoruesve…edhe pse askush nuk ishte ankuar.

Fillimisht internet shpërtheu pas disa fjalëve që thoshin se do t’u jepet më shumë prioritet postimeve që ‘ai’ mendon se ty të intereson të shohësh, pra fotot dhe videot nuk do të jenë më të publikuara sipas rendit kronologjik.

Ky ndryshim i supozuar ka revoltuar përdoruesit që mendojnë se postimet e tyre do të eklipsohen nga postimet e personave me më shumë ndjekës. Tani përdoruesit kanë raportuar një problem të ri- butoni ‘logout’ që të lejon të dalësh nga një llogari Instagrami, është zhdukur!

Ky ka qenë një problem jo pak i madh për ata persona që administrojnë disa llogari në Instagram, si psh. ata njerëz që drejtojnë një llogari personale dhe një llogari për biznesin e tyre. Shumë përdorues i janë drejtuar Twitter-it për t’u ankuar, nën hashtag-un #instagramlogout.
instagram
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë