Pas 25 vjetësh, "Termat Romake" të shekullit të parë të erës sonë në Durrës, rikthehen në monument të vizitueshëm për turistët dhe publikun e gjerë.
Ky monument i rëndësishëm i qytetit, i shtohet lashtësisë së Durrësit, si vlerë e turizmit kulturor, si destinacion i vizitueshëm nga çdo turist dhe vendas e i huaj.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila pasi pa nga afër punën e bërë, vlerësoi se monumenti antik, dëshmi e historisë, është një nga format e promovimit të trashëgimisë sonë kulturore, e cila ndikon edhe në rritjen e turizmit në vend.
Kumbaro u shpreh se "jemi vetëm në fillim të punës me kryetarin, sepse me kryetarin e ardhshëm prapë do të vazhdojmë t'i ndjekim. Zoti Dako do te jete prane nesh, pasi është në interes të Durrësit për t'i përfshirë monumentet e kulturës në itinerarin turistik dhe në interes të të gjithë trashëgimisë kulturore dhe të gjithë shqiptarëve që këto monumente, jo vetëm të mbrohen e të pasurohen, por edhe të promovohen për turistët dhe për vizitorët vendas".
Për kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Dako, historia dhe trashëgimia kulturore zënë një vend të rëndësishëm në projektet e tij.
Projekti u bë i mundur në kuadër të bashkëpunimit dhe një marrëveshjeje ndërmjet DRKK- Durrës, Universitetit Lumiere Lyon2 në Francë, Institutit të Arkeologjisë e Bashkisë së Durrësit. Një ndihmesë në këtë bashkëpunim kanë dhënë edhe nxënësit e projektit "Miku i Monumentit", të cilët u përfshinë në projekt. //atsh//
/Shqiptarja.com