Tërmeti në Shqipëri, Prof. italian Panza: E keqja kaloi, aktiviteti do të vazhdojë me intensitet zbritës

Tërmeti në Shqipëri, Prof. italian Panza: E keqja kaloi, aktiviteti do të vazhdojë me intensitet zbritës

Në orët e fundit, Shqipëria është tronditur nga një sekuencë e vazhdueshme e tërmeteve të fortë, më e forta e të cilave ndodhi në orën 02.54 më 26 nëntor, me përmasë 6.4 shkalla Rihter. Tërmeti u ndje gjithashtu në rajonet jugore të Italisë, veçanërisht në Puglia, Campania, Molise dhe Basilicata. Prof. Giuliano Panza, profesor i Sizmologjisë në Universitetin e Triestes, anëtar i Akademisë Kombëtare të Shkencave dhe Akademisë Evropiane, asaj ruse dhe profesor nderi i Universitetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës së Pekinit, ka analizuar atë që po ndodh në Ballkan.

"Sizmiteti i Shqipërisë karakterizohet nga një aktivitet intensiv i tërmeteve të vegjël dhe të mesëm e rrallë të fortë. Për pjesë të ndryshme të territorit, duke filluar nga kohërat e lashta, janë raportuar ngjarje të mëdha sizmike, të cilat kanë shkaktuar edhe dëme të mëdha. Ngjarjet e mëdha janë të rralla por kanë pasoja të rënda. Tërmetet më shkatërruese dhe në të njëjtën kohë ato me madhësinë më të madhe për Shqipërinë gjatë shekullit të kaluar kanë qënë ai i Shkodrës, i 1 qershorit 1905 (Magnitudë 6.6), tërmeti i Liqenit të Ohrit i 8 shkurtit 1911 me magnitudë midis 6.4 dhe 6.7, tërmeti i Tepelenës i 26 nëntorit 1920 me një madhësi midis 6.0 dhe 6.4, tërmeti Durrësit i 17 dhjetorit 1926 me një madhësi midis 5.8 dhe 6.2, dhe tërmeti i Dibrës më 30 nëntor 1967, tërmeti i 15 prillit 1979 me një magnitudë midis 6.6 dhe 7.2 dhe ndonjë tjetër ndër vite.

Zonat sizmogjenike më të rëndësishme në vend janë: zona sizmogjenike jonike-Adriatike gjatësore, zona sizmogjenike gjatësore Mat-Mokër-Bilisht, zona sizmogjenike Drin-Ohër-Korçë, zona ndër-sizmogjenike Shkodër-Pejë, zona transversale e Lushnjë-Elbasan dhe ajo transversale Vlorë-Tepelenë".

Prof. Giuliano Panza thotë se tërmetet e ditëve të fundit në Shqipëri, (Durrës –Thumanë) kanë qënë të ndikuar nga tërmeti i Kretës në Greqi, i disa muajve më parë. Aktivizimi i aktivitetit sizmik të këtyre ditëve ka të bëjë me një hark që shkon nga Greqia në Serbi dhe zonat fqinje por që ka kulmuar në Durrës.  Polarizimi në Adriatik, në rrafshin horizontal, i sistemit sizmik të lëvizjes së tokës, shpjegon dëmet e mëdha të shkaktuara. Gjithsesi situata më e keqe ka kaluar. Piku ishte në 26 nëntor. Goditje të tjera do shoqërojnë ditët që do të vijnë. Intensiteti i tyre do vij duke u zvogëluar derisa pllakat tektonike të gjejnë qetësi”.


Lajmi kryesor:

Sërish lëkundje tërmeti në vend/ Sizmiologët për Report Tv: Forca e pasgoditjeve është në rënie, nuk ka vend për panik


  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Rama shkon në Athinë, kreu i SYRIZA-s nesër në Dropull, takime me minoritarët grekë

Rama shkon në Athinë, kreu i SYRIZA-s nesër në Dropull, takime me minoritarët grekë