Çështja Juventus, kërcënime dhe ofendime për avokatin dhe presidentin e Federatës Italiane të Futbollit
Gabriele Gravina, kreu i Federatës Italiane të Futbollit
Juventus u dënua me heqjen e 15 pikëve për këtë sezon në Serie A, për shkak të bilanceve të dyshimta me "plusvalencat". Federata Italiane e Futbollit, në bazë të kërkesës së Prokurorisë së Torinos ka dënuar "Zonjën e Vjetër". Të shumta kanë qenë reagimet në lidhje me këtë vendim, teksa tifozët bardhezi kanë ofenduar dhe kërcënuar kreun e Federatës dhe avokatin e saj.
"Një padrejtësi". Kështu e quajti dje presidenti i ri i Juventus, Ferrero, duke folur me skuadrën pas dënimit të drejtësisë sportive. Një vendim i kontestuar edhe nga tifozët, të cilët protestuan në rrjetet sociale kundër vendimit për të ndëshkuar vetëm klubin e Juventusit.
Kërcënime dhe ofendime janë bërë edhe në platformat online ndaj avokatit të Federatës së Futbollit, Giuseppe Chinè, presidentit Gabriele Gravina dhe partneres së tij, Francisca Ibarra.
Të gjitha këto raste, siç raporton Ansa, janë referuar në organet kompetente. Sipas agjencisë së shtypit, burimet e FIGC kanë shprehur “zemërim për fyerjet dhe kërcënimet”, si dhe “solidaritet me marrësit e këtyre sulmeve sociale”.
Veç saj, në kanalet e komunikimit tifozët e Juventus kanë nisur edhe një fushatë për të tërhequr abonimet nga SKY dhe DAZN, me humbjet e dy kompanive që thuhet se shkojnë mbi 150 milionë euro për momentin.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
32.8%
-
Të gabuar
62.7%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 6261
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ankth te Interi, Barella jashtë për tre javë
25 Shtator, 15:57
-
Befasuese nga Raphael Varane, mbrojtësi tërhiqet nga futbolli në moshën 31-vjeçare
25 Shtator, 10:23
-
GOLAT/ Como fiton pas 21 vitesh në Serie A, përmbys 2-3 Atalantën në Bergamo! Zhgënjen Gjimshiti, tri pikët e para për Fabregas
25 Shtator, 08:31
-
Me notën më të lartë, Ardian Ismajli në formacionin e javës në Serie A
24 Shtator, 13:06
-
Shkarkimi i De Rossit dhe protesta e tifozëve, pronarët e Romës: E larguam sepse duam trofe
24 Shtator, 12:01
-
'Tërbohet' moti në Bergamo, rebeshi shtyn Atalanta - Como
24 Shtator, 09:01
-
GOLAT/ Milani dominon dhe mposht Interin 1-2 në derbi, nuk ndodhte prej gjashtë dueleve! ‘Zverdhet’ Asllani, shpëton Fonseca
22 Shtator, 22:47
-
Fiorentina merr fitoren e parë sezonale, përmbys 2-1 Lazion në 'Franchi'! Vendosin dy penallti
22 Shtator, 14:35
-
Statistikat/ Interi ka fituar gjashtë derbit e fundit, Milani për të mbajtur Fonsecan në stol! Trajneri: Ndjej besimin e klubit
22 Shtator, 11:46
-
Serie A/ Shumë zhurmë për asgjë, Juventus 0-0 Napoli! Ylber Ramadani asiston, Malinovsky pëson dëmtim 'horror'
21 Shtator, 22:43
-
E ardhmja e Fonsecas në pikëpyetje, Ibrahimovic vonon stërvitjen e Milanit! Mbledhje me lojtarët para derbit
20 Shtator, 13:50
-
Juventus-Napoli, Conte për kritikat: Askush s'mund ta fshijë historinë! Të dielën dy superduele në Evropë
20 Shtator, 12:22