Tërmeti, Shahini për Report Tv: Kontrolluam 200 shkolla, kopshte e çerdhe, nesër vendoset për rifillimin e mësimit

Prej datës 26 nëntor, mësimi në të gjitha shkollat në Shqipëri është pezulluar, kjo prej lëkundjeve të fuqishme të tërmetit me magnitudë 6.4, që preku vendin tonë. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në një intervistë për Report Tv u shpreh se deri më tani janë inspektuar 200 shkolla, publike e private, për të verifikuar sigurinë e tyre. “Janë kontrolluar afro 200 shkolla. E filluam të gjithë procesin me shkollat publike, dhe sot dhe dje kemi parë dhe shkollat private. Në Durrës janë parë të gjitha, domethënë secili objekt shkollor dhe secili objekt që ofron ndonjë shërbim arsimor si çerdhe apo kopsht”-u shpreh ministrja e Arsimit

Përsa i përket rifillimit të mësimit dhe listën e shkollave të dëmtuara, ministrja lajmëroi se do të ketë një njoftim zyrtar nesër. Ndërsa theksoi se do të hapen vetëm ato shkolla që janë 100% të sigurta. “Të gjitha zyrat tona vendore që i kemi në terren i kërkuam që të komunikojnë me drejtorët e shkollave, të dalin menjëherë në shkollat respektive dhe të shohin me sy nëse ka patur dëmtime si nga ato  më të rëndat dhe ato më të lehta si plasaritjet e ndryshme. Shkollat që drejtorët thanë që nuk ka asnjë dëmtim, asnjë lëvizje, plasaritje, i hoqëm anash dhe lamë vetëm listën e shkollave që duhen verifikuar. Natyrisht dëmet më të mëdha janë në Durrës, në zonën e Durrësit, dhe në zonën e Krujës, por ka aty këtu dëmtime edhe në disa shkolla të tjera. Në momentin që e kemi të finalizuar analizën, do të dalim edhe më një njoftim publik, do të bëjë ose konferencë për shtyp ose do të bëj një postim që do shpërndahet nëpër media që ti informojmë të gjithë, sonte më vonë ose më së largu nesër në mëngjes, se kur do të fillojë mësimi dhe se nëse do të jetë i plotë apo i pjesshëm”-tha Besa Shahini

Lidhur me universitetet, ministrja Shahini tha se nuk janë dërguar inxhinierët për të bërë inspektim të strukturave. Ndërsa për rifillimin e mësimit, universitetet janë autonome, e si të tilla do të vendosin vetë.  “Universitetet janë autonome, si institucione kanë senatin, kanë rektoratin, pra ato e marrin vetë vendimin se si do të vijojnë me vazhdimin e mësimit. Kanë bërë verifikimet e tyre. Ne për fat të keq nuk patëm mundësi ti cojmë inxhinierët tanë ti shohin objektet e universiteteve. Një pjesë e madhe e verifikimeve është bërë nga ata vetë, në një moment të dytë, gjatë javës tjetër, do ti verifikojmë universitetet. Por në zonat e prekura nga tërmeti, në Durrës dhe në Tiranë është marrë vendimin që mësimi të mos mbahet nga vetë universitetet edhe javës tjetër”-tha Shahini. Për zëvendësimin e orëve të humbura, ministrja theksoi se është e vështirë që të shtyhet viti shkollor për shkak të datave fikse të provimeve të maturës, por do të shihet mundësia e shkurtimit të pushimeve të tjera që janë të planifikuara.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama për protestën para takimit në Londër: Të nxitur nga të verbërit në Tiranë! Ish-ministrja e Brendshme quajti shqiptarët pushtues

Rama për protestën para takimit në Londër: Të nxitur nga të verbërit në Tiranë! Ish-ministrja e Brendshme quajti shqiptarët pushtues