Reforma e re territoriale ka nxitur debate të shumta në javët e fundit. Propozimi për uljen e numrit të bashkive është kundërshtuar nga opozita, e cila e konsideron të papranueshëm riorganizimin e njësive të pushtetit vendor në formën e propozuar.
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report TV avokati Alban Duraj tha se këto reforma sipas tij po bëhen për interesa politike dhe jo qytetare.
"Është e vërtetë që ka pasur problematika. Kjo vjen për shkak të ë mospasjes së fondeve apo të buxhetit të mjaftueshëm të bashkive. Pra, ka bashki të veçanta të cilat nuk e kanë mundësinë për shkak ë të bizneseve të pakta të cilat kanë në territorin e tyre, por edhe të një popullsie e cila vjen gjithmonë duke u tkurur apo duke u reduktuar. Reforma e vitit 2015 i duhej vendit për shkak sepse ne do na duhej që të kishim zgjedhje vendore të cilat këto ktheheshin edhe në beteja politike.
Duke qenë se jemi duke u integruar në Bashkimin Europian, jemi pjesë e shumë projekteve për pushtetin vendor, ku bashkive jepet mundësia që të aplikojnë nëpër projekte të Bashkimit Europian. Shumë bashki e kanë kuptuar dhe kanë punësuar njerëzit të cilët merren, pra e kanë mundësinë ta kuptojnë këtë situatë dhe janë goxha të specializuar në fushën e aplikimeve. Ka të tjerë të cilët nuk e kuptojnë akoma, por që qytetarët do t'i japin me votë, pra do t'i japin ndëshkimin apo le të themi besimin e merituar. Ajo që unë kam kuptuar, të gjitha këto reformat bëhen për interesa politike. Pra, nuk kanë në thelb qytetarin. Ata kanë interes lidhur me maksimizimin e votave të tyre”, tha avokati.
Ndërkohë Bujar Vreto ish-kreu i PD në Librazhd gjithashtu në studio u shpreh se nëse reforma e 2021 do t’i kishte plotësuar të gjitha kriteret nuk kishte arsye të ribëhej.
“Nëse ajo reformë e 2021 do ti kishte plotësuar të gjitha interesat nuk kishte pse të ribëhej. Pse ka ndodhur shpopullimi në vend? Ne kemi rrugë të pashtruara, mungon infrastuktura. Ne jemi në prag të ribërjes të hartës territoriale, po ku është opozita këtu. Shqipëria mund të ketë edhe 40 bashki, por duhet të jenë edhe 100 minibashki. Gjithçka të jetë me ligj të ndahen kompetetncat e bashkive dhe minibashkive. Unë jam dakord për ribërjen e hartës territoriale, por shërbimi ndaj qytetarëve ka qenë i vakët. Opozita duhet të shkojë në parlament. Jam dakord mos të shikohet viza (ndarja) por ti shërbejë qyetarëve”, tha ai.
Ndër të tjera teksa tha se nuk kishte komunikim me Berishën prej disa vitesh, Duraj nënvizoi se edhe kur nuk ishte kryetar, Berisha i merrte të gjitha vendimet për opozitën.
"Me Berishën i kam ndërprerë marrëdhëniet që në 2006-ën. Më e pakta në 2013 kur s’dha dorëheqje asnjëherë. Na vinte nëpër mbledhje. Jepte diskursin e mendimit të tij dhe ne ngrinim dorën e të dilnin jashtë. Berisha ka marrë të gjitha vendimet edhe kur nuk ishte kryetar. Ai njeri nuk u largua asnjë ditë, ” tha Vreto.
Në fund sipas tij Rama e Berisha e kanë ndarë si do të jetë harta territoriale
“Rama e Berisha e kanë ndarë si do të jetë harta territoriale. Kjo është hera e 11 që ndryshohet kushtetuta. Por kushtetuta e 1998 është më e mira është hartuar nga personalitete politike. Aty kanë marrë pjesë edhe shumë figura të tjera që i kanë dhënë këtij vendi”, përfundoi ai.
Komente









