Hilë Curri, kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, është mes protestuesve që kundërshtojnë reformën territoriale. Ai thotë se nga 15 bashkitë që do të shkrihen, preken 300 mijë protestues. Fushë-Arrëzi është bashki që do të bashkohet me Pukën.

“Një nga ato 15 kryetarët që preket nga reforma klienteliste e grupit që ka bërë hartën territoriale që s’ka lidhje me hartën e ekspertëve të BE. 300 mijë banorë preken nga ajo reformë. Si shpëtoi Konispoli, Delvina? Kjo është një reformë që Arbjan Maznikun do ta ndjekë historia! Çuni më i keq që ka njohur Tirana, do të marrë në qafë 300 mijë shqiptarë. Harta nuk i përshtatet komunitetit europian, nuk i afron shërbimet, shkatërron bashkitë që kanë histori, identitet, krahinë. Këta s’kanë shanse të na ndalojnë në rrugën e drejtë e të shenjtë që kemi. Jemi këtu derisa ata të parlamentit të mos votojnë. Ne do të rezistojmë!”, tha Curri.

Krah tij, ndodhej edhe kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, si dhe deputeti demokrat i Lushnjes, Saimir Korreshi.


Lajmi kryesor:

Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)