Testet e shpejta për koronavirusin? Bino: Po i marrim në konsideratë, por laboratori mbetet referencë

Silva Bino nga ISHP-ja u shpreh se institucionet shqiptare po marrin në konsideratë futjen e testeve të shpejta që mund të bëhet për të zbuluar nëse një person është i prekur ose jo me koronavirus.

"Në lidhje me testet e shpejta, një pjesë e tyre po vlerësohen, ka një test që është miratuar nga një agjenci në SHBA, kanë të mirat dhe kufizimet e veta. Po merren në konsideratë në bazë të shkallës së vlerësimit, që në vend të kemi ato teste që na sigurojnë cilësinë. Gjykimi klinik dhe epidemologjik është shumë i rëndësishëm, përveç testit. Laboratori i ISHP-së mbetet laboratori i referencës" tha ajo.

Por cfarë është testi i shpejtë? Ndryshe nga tani ku laboratori kërkon më shumë kohë për të nxjerrë përgjigjen e analizave, një agjenci në SHBA ka aprovuar një test të ri për koronavirusin që mund të nxjerrë rezultatin në 45 minuta. Sa i përket mjekëve, Bino tha se "Ka staf mjekësor të izoluar dhe në karantinë, por nuk është i lartë".

Ndërkohë që në Durrës janë vetëm 2 persona në konvaleshencë. "Në Konvaleshencë gjenden vetëm 2 persona. Sa i përket të deportuarave nga Greqia është bërë vlerësimi klinik dhe epidemiologjik dhe disa prej tyre ky kishte dyshime është bërë dhe testimi që kanë rezultuar negativ, dhe janë shpërndarë në vendbanimet e tyre" tha Bino.


Lajmi kryesor:

104 të prekur me koronavirus! Shtohet në hartën e qyteteve të infektuara Vlora dhe Shkodra! 5 të shëruar në total


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë