'Testime dhe në rastet asimptomatike', ish ministri i Bujqësisë Panariti në Repolitix: Bujqësia ndihmohet me para cash, jo kredi

Në një lidhje skype për Report TV në emisionin ’Repolitix’ ish-Ministri i Bujqësisë Panariti tha se sfida është të kryejmë testime të shumta në rastet asimptomatike dhe se kriza e pandemisë në bujqësi luftohet me masa te jashtëzakonshme dhe me para që të jepen në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo kredi. 

"Menaxhimi i kësaj situate është komplekse dhe qeveria është fokusuar tek izolimi i cili është i nevojshëm. Përveç masave të karantinimit mendoj që jemi prapa me ato masa që janë efikase në përballimin e kësaj situate siç është edhe shtimi i testimeve. Sfida është te kryejmë testime te shumta ne rastet asimptomatike. Vetëm në këtë mënyrë mund ta kontrollojmë përhapjen e virusit. Bujqësia ndodhet në një stres nga mbyllja e tregjeve. Serat janë plot dhe nuk shiten dot nga paralizimi i transportit. Fermerët nuk mund të mbulojnë shpenzimet. Bujqësia mund të ndihmohet vetëm me para në mënyrë të drejtpërdrejtë. Një fermë me aktivitet të kufizuar nuk mund të marrë një kredi banke me një fond garancie. Në rastin e blegtorisë duhet të aplikohet një sasi tek krerët e blegtorisë që të ndihmohen për të përballuar situatën. Krizat janë moment i artë për të spekulluar më çmimet. Propozoj që qeveria të përcaktojë çmimet. Nëse abuzimi ndodh në tregjet dhe tek ato që përfitojnë në kurriz të konsumatorit, të gjobiten sepse për qytetarët është një situatë e vështirë ekonomike", tha Panariti

Në lidhje përçimin e infeksionit COVID-19 nga kafsha te njeriut, ish ministri i Bujqësisë, Panariti tha se nuk është vërtetuar asnjë rast që kafsha të infektojë njeriun, po është vërtetuar e kundërta, që njerëzit e infektuar mund të ndotin kafshët dhe për këtë duhet t'u rrinë larg atyre.

"Deri në këto moment nuk ka asnjë rast që transmetohet nga kafsha tek njeriu, përgjithësisht kalon nga njeriu tek njeriu. Por është vërtetuar e kundërta, që njerëzit e infektuar mund të ndotin kafshët. Kafshët nuk e transmetojnë virusin tek njeriu, kjo është diçka e provuar dhe nuk ka dyshim. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paraqitur një udhëzim së si të kujdesemi me kafshët dhe në pikën nr.7 thuhet që t’i trajtoni kafshët në atë mënyrë që trajtoni edhe njerëzit, mos i lejoni të kenë kontakte me kafshë apo njerëz të tjerë jashtë shtëpisë. Në këtë kohë pandemie në kemi krizë kontaktesh, jemi të izoluar, një pjesë e njerëzve nga izolimi i gjatë do të vuajnë edhe nga depresioni dhe mbajtja e kafshëve është një mënyrë që mund të luftojë depresionin dhe çrregullimet mendore. Mbajtja e kafshëve ndikon në përballimin e krizave nervore dhe të ankthit. Ka studime që tregojnë se ndërveprimi i kafshëve ndikon në presionin e gjakut dhe në nivelin e kolesterolit tek njeriu. Kafshët janë një e mirë e madhe në përballimin e kësaj pandemie’’-sqaron Panariti 

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijon puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijon puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren