Testimi/Sa rrezikojnë vendin e punës
 mësuesit pas provimit me 30 pyetje 

Testimi/Sa rrezikojnë vendin e punës<br /> mësuesit pas provimit me 30 pyetje 
TIRANE- Ministrja e Arsimit garanton të gjithë mësuesit që do t’i nënshtrohen testimit të ri për njohuritë e tyre, se nuk do tu rrezikohet vendimi i punës. Lindita Nikolla zhvilloi dje një takim me drejtuesit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të Tiranës si dhe mësuesit, për t’i njohur ata me qëllimin këtij testimi. Ministrja Nikolla theksoi se ky proces nuk do të nxjerrë asnjë mësues nga sistemi, por do t’i jap fund informalitetit të procedurave për trajnimin e mësuesve.

“Është e nevojshme që ne të bëjmë një vlerësim të situatës ku kryefjalë mbetët cilësia e mësuesit. Ky vlerësim na duhet për të ditur se ku janë nevojat për mbështetje për zhvillimin profesional të mësuesve. Në fund të këtij procesi ne do të kemi një bazë të dhënash të plotë bazuar në një instrumente shkencor se cilat janë nevojat e çdo mësuese që është në sistemin e arsimit parauniversitar”, tha Nikolla. Ministrja e Arsimit shpjegoi se, nga ky testim në çdo shkollë do të krijojë hartën kombëtare të nevojave për zhvillim profesional të detajuar, për çdo DAR/ZA.

“Mbi bazën e të dhënave që do të krijohen, Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, do ta ketë shumë herë më të qartë se ku do të investohen financat për zhvillimin profesional të mësuesve. Gjithashtu, krijohet një mundësi më e mirë për zhvillimin profesional të mësuesve, i koordinuar nga MAS dhe institucione e varësisë”, tha ministrja Nikolla. Ministria e Arsimit sqaron se  menjëherë pas testimit mësuesi që ka nevojë për kualifikim do të zhvillojë kurse profesionale. Këto kurse do të kenë si synim rritjen e aftësive të mësuesve.

Të pyetur nga gazeta, se çfarë do të ndodhë nëse mësuesit nuk marrin njohuritë e duhura gjatë zhvillimit të kurseve profesionale, burime pranë MAS u shprehën se “nëse një mësues nuk rrit aftësitë edhe pas zhvillimit profesional, atëherë, në punë do të qëndrojnë ata që marrin kualifikimin e duhur”.

Testimi në Tiranë
Testimi i punonjësve mësimorë do të fillojë nga Drejtoria Arsimore Tiranë. Janë rreth 1700 mësues të cilët do të marrin pjesë në testim, duke përjashtuar ata që kanë arritur shkallën e parë të kualifikimit dhe kanë mbi 20 vite eksperiencë pune. Testimi do të zhvillohet në 6 qendra vlerësimi, që janë pjesë shkollave pilot të klasave inteligjente me tableta si, Partizani, Ismail Qemali, Petro Nini, Sami Frashëri, A.Z.Çajupi, Sinan Tafaj. Testimi do të zhvillohet online, me disa turne, në klasa me maksimumi 20 mësues.

Testi përmban 30 kërkesa me alternativa të cilat fokusohen kryesisht në situata nga konteksti real i shkollës, pavarësisht profilit apo ciklit ku mësuesi jep mësim. Testi zhvillohet për 60 minuta në formë digjitale. Testi do të vlerësojë 4 fusha siç janë planifikimi, aspekte metodike-pedagogjike, stilin e komunikimit dhe etikës së përdorur nga punonjësit arsimor si edhe përgatitjen shkencore të mësuesve dhe zhvillimin e tyre profesional. Në përfundim të procesit, mësuesi njihet menjëherë me përgjigjet në provimit të zhvilluar prej tij. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24Tetor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos