Vetëm para pak ditësh, reperi Young Zerka i surprizoi të gjithë teksa deklaroi se ishte beqar dhe në kërkim të shpirtit të lirë, duke nënëkuptuar kshtu se ishte ndarë nga këngëtarj Ronela Hajati me të cilën është përfolur se ka 3 vite lidhje.
Por me një status të bërë në Instastory, këngëtarja ja hodhi poshtë reperit këtë deklaratë. Ajo ka postuar këngën e re të Zerkës me titull "Smile" dhe e ka shoqëruar postimin me zemra. Dy mundësi janë: ose Ronela po tregon se mes tyre gjithçka është rregulluar, ose dyshja e njohur kanë mbetur në një raport miqësor. Këtë vetëm ata të dy mund të na e thonë!