Turisti ka folur në një videomesazh duke treguar edhe gjendjen e tij pasi është takuar me banorët që kanë shkuar ta shpëtojnë.
"Jam nga Polonia. Këmba ime është thyer. E kam ndjerë që para tre orësh. Ju bëtë mirë që erdhët më shpëtuat. Pavarësisht kësaj më pëlqen Shqipëria. Vendi është i mrekullueshëm, do vij sërish", thotë turisti.
Ndërsa banori i zonës e falenderon që e ka vizituar Shqipërinë dhe e udhëzon që të sigurohet që herën tjetër që të vizitojë këtë zonë të sigurohet që të ketë edhe një gudië me vete.
Lajmi kryesor:
Theth/ Turisti polak rrëzohet nga maja e Harapit dhe thyen këmbën, gjendet pas disa orësh nga banorët
