THETH- Wojtek Markiewicz turist polak është rrëzuar pasditen e sotme në maja e Harapit në Theth. Ai është nxjerrë nga disa banorë të zonës të cilët kanë udhëtuar për disa orë në këmbë drejt vendit ku ka qenë i bllokuar turisti.

Gazetari i Report Tv Ergys Kavaja raporton se turisti polak është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe duhet një ndërhyrje e menjëhershme për të bërë të mundur shpëtimin e tij. Ai ka thyer njërën këmbë dhe e ka pasur të pamundur lëvizjen nga vendi ku ka rënë.Mësohet se turisti që është rrëzuar është alpinist dhe ka qenë duke ngjitur majën e Harapit në momentin kur ka rënë nga një lartësi.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:47
Theu këmbën në Theth/ Turisti polak: E dua Shqipërinë, vendi i mrekullueshëm! Do vij sërish (VIDEO)

Turisti ka folur në një videomesazh duke treguar edhe gjendjen e tij pasi është takuar me banorët që kanë shkuar ta shpëtojnë.

"Jam nga Polonia. Këmba ime është thyer. E kam ndjerë që para tre orësh. Ju bëtë mirë që erdhët më shpëtuat. Pavarësisht kësaj më pëlqen Shqipëria. Vendi është i mrekullueshëm, do vij sërish", thotë turisti.

Ndërsa banori i zonës e falenderon që e ka vizituar Shqipërinë dhe e udhëzon që të sigurohet që herën tjetër që të vizitojë këtë zonë të sigurohet që të ketë edhe një gudië me vete.

Ora 22:35
Të vetëm për të shpëtuar turistin/ Banori: Policia nuk erdhi me ne, na pret në qendër të Thethit

Njëri prej banorëve i cili është pjesë e grupit që po transportojnë turistin drejt qendrës së Thethit ka thënë për Report Tv se kanë mbërritur të vetëm deri në vendin ku ai ka qenë i bllokuar.

"Forcat e policisë nuk janë me ne por janë në fshat duke na pritur. Kemi folur me policinë dhe ata na presin poshtë. Ne gjithmonë i kemi ardhur në ndihmë gjithmonë turistëve për shkak se e njohim zonën edhe më mirë se policia", tha banori për Report TV.

Ora 21:55
Gjendet pas disa orësh turisti polak në Theth, banorët ngarkojnë barrelën në krah drejt qendrës shëndetësore

1567108333_turistipolak2.jpg

Gjendet pas disa orësh kërkimesh turisti polak i cili ishte aksidentuar në majën e Harapit në Theth. Banorët po bëjnë transportin e tij drejt qendrës shëndetësore në Theth por terreni është mjaft i vështirë.

Ora 20:27
Turisti me këmbë të thyer mbetet i bllokuar në Theth/ Banorët me barrela në krah nisen për ta shpëtuar

Një banor i zonës ka folur në një lidhje telefonike për Report Tv mbi turistin që është rrëzuar nga maja e Harapit. Ai ka thënë se është njoftuar nga e fejuara e turistit polak e cila i ka dërguar edhe vendndodhjen. Banori tha se bashkë me disa persona të tjerë kanë marrë edhe barrelat në krah pasi ambulanca nuk përshkon dot këtë rrugë për shkak të terrenit të vështirë.

"Ne jemi duke i dalë në majë të Harapit në krahun e majtë. Ai duhet të ketë humbur rrugën dhe ka thyer këmbën. Ne na ka njoftuar e fejuara e tij. Ai është i vetëm. Ne kemi marrë barrelat tek ambulanca se ajo nuk ngjitej dot. Ka mundësi që do na duhet rreth një orë për të mbërritur tek i lënduari. Ai ka ndjekur një rrugë që e ndjekin edhe turistë të tjerë. E fejuara e tij na ka dhënë koordinatat", u shpreh Xhimi Guri, banor i zonës për Report Tv.

Banorët e zonës në kërkim