Kopjoi të dhënat në kompjuterin e ish- shefit të shërbimit informative të ushtrisë, dënohet me 4 muaj burg Elfirda.B, ekspertja e teknologjisë pranë ministrisë së mbrojtjes.
Ngjarja është shënuar në 2014 ndërsa bëhet publike vetëm nga gjykata e Tiranës, ku gjyqtari Sokol Pasho ka caktuar si masë ndëshkuese 4 muaj burgim për të renë.
Ajo ka pranuar dhe para gjykatës se ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në kompjuterin e ish- shefit të SHIU-t Ylber Dogjani, duke thyer kodet e sigurisë e duke kopjuar nga aty të dhënat, që më pas i ka fshirë pa i përdorur.
Dogjani u shkarkua më 6 tetor 2015 nga detyra ndërsa ai ka bërë më pas denoncim në polici dhe ngjarja është hetuar nga seksioni prokurorisë ushtarake.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com