Kombëtarja nuk është thjeshtë skuadra e zemrës. Është ekipi që të përfaqëson nga rrënjët, që domosdoshmërisht të bën për vete edhe pse këtu nuk mund të përfshihen të gjithë.
Demostrimi i kësaj është ky tifoz i vogël kuqezi, që ndodhta nuk e di ende çfarë përfaqëson kombëtarja, ama ndienjën e ka shumë të fortë. Video e tij teksa qan kur kombëtarja pëson gol nga Polonia mbrëmjen e djeshme është bërë virale.
Tifozi i vogël nuk është në gjendje të mbaj lotët, ndërsa me sytë e skuqur shpreson që djemtë kuqezi të bëjnë mrekullinë. Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi…
Me vjen keq qe lotet e pasionit tend nuk kane per t'u justifikuar kurre nga skuadra,por kur te rritesh do t'a kuptosh.Kete futboll kemi pasur,kemi dhe do te kemi.Te gjithe kemi deshiren,pasioni nuk na mungon,por fitilin e ka te shkurter, s'kemi kembengulje dhe mbi te gjitha s'kemi kembe.Te rekomandoj te besh me tifo per boksieret,karateistet dhe te tjere sportiste te sporteve ku kemi sukses,se sa per futbollin.Lotet e tu nuk do te jene me lot trishtimi,por gezimi e krenarie.
Përgjigju