Kryeministri Edi Rama ka vazhduar takimet këshilluese në lidhje me kufizimin e rrjetit social TikTok. Nga shkolla “Halit Coka” në Kamëz, Rama bëri një krahasim më këtë platformë në Kinë, ku është edhe origjina.
Sipas tij në Kinë, TikTok i mëson fëmijët si të lexojnë apo si të zgjidhin ushtrime, ndërsa në vendin tonë ndodh e kundërta. Rama thotë se TikTok krijon varësi tek fëmijët si droga.
“Nëse flasim për tiktok problem është se në vendin tonë bazohet në një algoritëm që stimulon të gjitha ato gjera që nuk duhen stimuluar. Ndërsa TikTok në kinë që është vendi i origjinës është komplet tjetër. Aty fëmijëve në ekran iu dalin gjëra të bukura, si lexohet, si zgjidhen ushtrimet etj. Ndërsa në këtë botën tonë është komplet tjetër. Ne jemi duke studiuar të gjitha aspektet. Ne jemi të prirur të besojmë që bllokimi i plotë i tik tok-ut do të ishte një rrugë qoftë edhe për një periudhë se cfarë do të bëjnë të tjerët dhe për ta hequr një shok shumë të keq nga duart e fëmijëve. Ajo që duhet kuptuar nga të gjithë është që këto rrjete janë të ndërtuara si gropa thithëse dhe cdo kujt i çojnë më shumë në bazë të gjerave që cdo kush klikon apo sheh aty. Kanë të njëjtin efekt që kanë drogat, i bëjnë njerëzit të varur nga ekrani sepse i japin më shumë ushqim në varësi të oreksit të tyre”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, u shpreh se duhet që të vendosen sanksione.
‘Ne duhet që të vendosim sanksione, sepse ajo që ju thoni se ndodh do të vijojë që të ndodh. Por do të vëmë sanksione’, tha ai.
Kryeministri Edi Rama, komentoi edhe vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani që u vra nga bashkëmoshtari i tij më 18 nëntor. Sipas kryeministrit ngjarja u përdor në mënyrën më abuzive ndaj opinionit publik.
"Kjo e 14-vjeçarit ishte një tragjedi shumë e madhe, janë përdorur në mënyrën më abuzive, më skandaloze dhe më të pabesë ndaj opinionit publik, sidomos kjo e fundit, ndaj prindërve, duke sajuar historira, duke vënë në pikëpyetje korrektesën e Policisë së Shtetit në raportim, duke shpikur një autor tjetër. Fatmirësisht, kjo vrasje është e regjistruar në video', tha ai.
Ndërkohë, një mësuese e pranishme në takim u shpreh se është dakord që të mbyllet plotësisht aplikacioni TikTok. Ajo tha se roli i mësuesit po bie nga dita në ditë, ndërsa sugjerojë edhe bllokimin e valëve kur të jepën provimet e maturës shtetërore në mënyrë që të mos kenë mundësi që maturantët të përdorin telefonin.
‘Ka raste që për fëmijët e mijë jam e paaftë për t’i kontrlluar qoftë nga rrjetet sociale apo nga telefoni sepse nxiten që ti bëjnë detyrat shumë shpejt sepse do të luajmë me shokët. Rasti i Tik Tok unë jam dakord që të mbyllet totalisht, mbase nuk është zgjidhje duhur, por të bëjmë një dallim midis kësaj periudhe me periudhën kur të mbyllet totatlisht Tik Tok-u. Nga Tik Tok vjen bullizmi, kërcënimi, vrasja vjen çdo gjë e keqe. Shumë të rinj sot po flasin me shkurtime apo fjalë të huaja. Në shumë raste më duket vetja e paaftë për qoftë për menaxhimin e orës së mësimit, qoftë për kontrollimin e nxënësve.
Ka nxënës që mbajnë nga një ose dy telefona. Roli i mësuesit po bie dita diëts në nivele më të ulëta. Do të ishte edhe një zgjidhje e mirë edhe aparaturat që vendosen kur bëhen provimet e maturës për ndalimin e valëve kur jepen provimet e maturës shtetërore. Sepse ka nxënës që marrin nga dy telefona', tha ajo.
Një nënë u shpreh se është e vështirë që të kontrollohen fëmijët, prandaj duhet që të merret një vendim me ligj.
' E kemi të vështirë ti kontrollojmë, më mirë me ligj', tha ajo.
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me prindërit dhe mësuesit në shkollën “Halit Coka”, në Kamëz në kuadër të diskutimit për kufizimin e rrjeteve sociale si TikTok tha se Shqipëria është vend i sigurt dhe se vrasjet e njerëzve të pafajshëm janë të rralla.
Ndërsa sa i përket vrasjeve mes atyre që lajnë hesapet me njëri-tjetrin, kreu i qeverisë u shpreh se “kokat të hanë”.
'Shqipëria nuk e ka një problem sigurie. Problemi i sigurisë po bëhet serioz në kryeqytetet e vendeve të mëdha, në pikë që pjesën më të madhe të qytetit burrat dhe gratë nëse lëvizin i lënë orët dhe çantat në hotel ose në shtëpi, se nuk është e sigurt që kthehen me orët ose çantën.
Në Shqipëri patjetër që ka vrasjen por ama ne sot kemi një numër mestar vjetor të vrasjeve që shkon drejt mesatares së vende të tjera. Sot kur ndodh një vrasje, jashtë atyre vrasjeve që bëhen mes këtyre që lajnë hesapet me njëri-tjetrin që për ata kam thënë dhe e them kokat të hanë, dhe nuk. Po them për vrasje të njerëzve të pafajshëm të cilat janë shumë të rralla, dhe ky është fakt, janë tronditëse por merren dhe rrotullohen me ditë të tëra për të nxitur sa më shumë ndjenjën e pasigurisë. Por këtu nuk ka pasiguri', tha ai.
Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar gjatë një takimi këshillues me prindërit për kufizimin e rrjeteve si TikTok se vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani u përdor në mënyrën më abuzive ndaj opinionit publik.
Ai tha se u sajuan edhe histori të ndryshme duke thënë edhe se kishte një tjetër autor, ndërkohë që autori ishte vetëm një.
"Kjo e 14-vjeçarit ishte një tragjedi shumë e madhe, janë përdorur në mënyrën më abuzive, më skandaloze dhe më të pabesë ndaj opinionit publik, sidomos kjo e fundit, ndaj prindërve, duke sajuar historira, duke vënë në pikëpyetje korrektesën e Policisë së Shtetit në raportim, duke shpikur një autor tjetër. Fatmirësisht, kjo vrasje është e regjistruar në video. Jo vetëm që është hetuar me detaje nga prokuroria, por është regjistruar në video. Është nga A-ja te Z-ja si ka ndodhur, nuk ka një autor tjetër, nuk ka një thikë tjetër dhe nuk ka ndodhur siç mund të thotë imagjinata, kur vetvetiu, njeriu vendoset në krahun e viktimës. Një përleshje, nga ku, për fatin më të keq është shkaktuar një vdekje e një fëmije, ky është fakti.
Dhe në këto bashkëbisedime kam dëgjuar me shumë vëmendje shqetësimin e prindërve që përtej TikTok-ut, është edhe gjithë çmenduria mediatike e Shqipërisë që nxitet nga politika, nxitet nga nevoja për të pasur sa më shumë audiencë dhe për ta përdorur me netë të tëra, me ditë të tëra shqetësimin që krijohet vetvetiu tek prindërit për t'i mbajtur ata mbas ekranit, duke iu treguar historira", tha Rama.
'Numri i oficerve të sigurisë në shkolla do të rritet në 270', kështu ka deklaruar ditën e sotme Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu e cila së bashku me kryeministrin Edi Rama vijuan takimet këshilluese me prindërit, duke ndarë masat dhe projektet e reja në funksion të forcimit të sigurisë dhe cilësisë në arsimin parauniversitar.
Takimi i radhës u zhvillua në shkollën 9-vjeçare “Halit Coka” në Kamëz, ku u diskutuan tema që prekin sigurinë, teknologjinë dhe përfshirjen e komunitetit në procesin arsimor.
“Jemi me një mbulim me 240 oficerë sigurie në shkolla dhe do ta rrisim numrin e tyre në 270, ndërsa vitin e ardhshëm do ta rrisim edhe më shumë, duke planifikuar edhe rritjen e numrit të punonjësve socialë dhe psikologëve. Kjo do të ndihmojë në parandalimin e incidenteve të çdo forme dhune apo bullizmi, si dhe do të jemi më afër nxënësve përmes shërbimeve sociale”, tha ajo.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u ndal te turi i konsultimeve publike me prindërit, ku këta të fundit janë angazhuar për hapat konkretë që duhen ndërmarrë për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe fëmijëve të tyre, për të fuqizuar mekanizmat mbrojtës.
“Përgjatë këtyre ditëve kemi zhvilluar 250 takime dhe do të vijojmë duke diskutuar me njëri-tjetrin. Janë angazhuar më shumë se 7 mijë prindër deri tani, dhe sugjerimet e tyre kanë qenë shumë të vlefshme. Një prej masave që do të ndërmarrim është forcimi i instrumenteve ligjorë për kufizimin ose mbylljen e platformave pa kontroll, siç është TikTok.”, tha Manastirliu.
Ministrja u ndal edhe te modernizimi i kurrikulave dhe përfshirja e edukimit digjital.
“Jemi duke punuar për të krijuar kulturën digjitale duke filluar nga cikli fillor. Me kurrikulat e TIK-ut, që nga klasa e parë, po ndërtojmë një bazë solide për edukimin digjital. Përmes sistemit SMIP, po punojmë që prindërit të marrin informacione periodike jo vetëm për notat dhe mungesat, por edhe për sjelljen, talentin dhe prirjet e fëmijëve të tyre', tha ajo.
Si perdorues dhe ekspert qe je, ia di shume mire efektin or teeeejjjjj
PërgjigjuKur s'kishte tik tok, sa mirë ishim, s'kishte vrasje.
PërgjigjuTi nuk je as prokuror dhe as gjyqtar o shoku Rama! Policia e kalbur tentoi te manipulonte vrasjen e Klodian Rashes, madje ne menyren me kriminale te mundshme hodhi nje pistolete ne vengjarje. Kamerat zbardhen te verteten dhe ai pis polic u droguar u denua me minimumin. Vrasjen e Egli Proges policia e manipuloi sebashku me prokuroren rilindase te dale nga zyrat tuaja. Deshmitari i plagosur e thote me ze dhe figure qe jane dy autore dhe dy thika. Jepuni pamjet e kamerave familjareve dhe beni transparence. Jepuni akt ekspertimin mjeko ligjor qe e kane kerkuar ne menyre te ligjshme. Pa kaluar 24 ore mbrojte vellain trafikant Fatmir Xhafes duke thene se kishe bere ti ekspertim zeri. Ti dhe policia jeni te pabesueshem!
PërgjigjuPo' hiqe
Përgjigju