TIRANË-Policia e Tiranës ka sekuestruar këtë të shtunë, 57 gramë kokainë, si edhe është vënë në pranga si posedues i kësaj lënde narkotike një 46-vjeçar.
I arrestuari Gëzim Ikonomi, banues në Tiranë dyshohet se shpërndante lëndë narkotike.
Arrestimi i tij është bërë i mundur në rrugën e "Elbasanit", ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij personi i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 12 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojt Kokainë me peshë 7.6 gramë.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 49.8 gramë me lëndë të dyshuar narkotike të llojt Kokainë.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike".
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com