TIRANE-Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi është kapur me armë zjarri pistoletë.
 
D.I është kapur nga skuadra Shqiponja në afërsi të rreth rrotullimit të Vorës në segmentin rrugorë Vorë – Maminas.
 
Pas kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë e llojit “TT”, me një krehër me 7 fishekë.
 
23-vjeçari akuzohet për veprën penale “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.
 
Lidhur me këtë ngjarje materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë. 

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com