Tirana vrapon për autizmin, Veliaj:
Do mund t'i integrojmë në shkolla 

Tirana vrapon për autizmin, Veliaj:<br />Do mund t'i integrojmë në shkolla 
“Vrapo për autizmin”, ishte kjo motoja e maratonës të zhvilluar sot në Tiranë, në kuadër të 2 prillit, ditës botërore të autizmin.

Të rinj, prindër por dhe drejtues institucionesh vrapuan për të dhënë mesazhin e tyre, duke blerë një bluzë ku të ardhurat do shkojnë për zhvillimin e fëmijëve autik.
 
Maratonës iu bashkua edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Një nga prindërit i cila ka fëmijën e tij autik thotë për Report TV se ai ka ecur me ritme të mira dhe për këtë falenderon Zotin.
 
Kjo maratonë le të shërbejë për përkrahjen tonë sidomos në kopshte, në shkolla e kudo që ndodhemi. Unë jam krenar që Jamarbri është djali im. Ecuria e djalit ka ecur shumë mirë dhe këtë e kam ndjerë që në muajin  e parë të zhvillimit të terapisë e cila ka ecur me hapa shumë të mëdhenj. Jemi shumë të kënaqur, Zoti na ndihmoftë edhe më tej” ka thënë ky prind.
 
Arbëri, fëmija 8-vjeçar, i cili vuan nga autizmi, është përmirësuar shumë falë mbështetjes që i ka dhënë prindërit. Ai reciton edhe një vjershë.
 
Jemi të gjithë fëmijë, mblidhuni o fëmijë dhe tregoni përsëri, mirrni vitin e ri dhe bëni për fëmijë’ ka thënë Arbri.
 
Kryebashkiaku Erion Veliaj pas përfundimit të maratonës tha se fëmijët autik do të integrohen në shkolla, falë edhe fondeve që po mblidhen.
 
Në fund të maratonës, kryebashkiaku Veliaj falenderoi qytetarët e Tiranës si dhe të gjithë vullnetarët, të cilët iu përgjigjën ftesës për t’u bërë pjesë e kësaj maratone, duke shprehur në të njëjtën kohë edhe solidaritetin e tyre ndaj shqetësimeve dhe përpjekjeve që bëhen në trajtimin e çrregullimeve të autizmit.

“Më vjen mirë që sot Tirana provoi se është jo vetëm qyteti më i madh e më i mirë në Shqipëri, por edhe më solidari, dhe ky është fillimi i një rruge të gjatë për vullnetarët, por sidomos i një rruge ku prindërit nuk lihen vetëm po kanë  një solidaritet njerëzor që këtë vit është shumë herë më i madh se vitet e tjera”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.
 
Më tej, ai shpjegoi se simbolika e kësaj maratone është tepër domethënëse për të kuptuar se trajtimi i këtij çrregullimi te një pjesë e njerëzve kërkon angazhimin e jo vetëm të institucioneve shtetërore, por më së shumti të vetë shoqërisë. “Çdo qytetar që ka vrapuar duke blerë një bluzë ose duke qenë pjesë e kësaj gare ka dhuruar në të holla një shumë modeste, aq sa ka pasur mundësi. Kjo shumë është shpërndarë kryesisht për mësuesit dhe edukatorët, trajnerët, terapistët, duke qenë se autizmi ka zgjidhje, por kërkon shumë përpjekje terapeutike”, theksoi Veliaj.

erion veliaj ne diten e autizmit

Sipas tij, trajtimi i përditshëm i kësaj kategorie të prekur nga këto çrregullime, si në përditshmërinë e tyre ashtu edhe në shkolla, kërkon angazhim të përditshëm dhe mbi të gjitha të kushtueshëm. “Nëse në një klasë kemi një mësues me 40 nxënës, në qoftë se në një kopsht kemi një edukatore për 10-15 nxënës, ajo që është ideale për fëmijët autikë është që të kemi një trajner, një terapist për një deri në tre fëmijë”, tha kryebashkiaku Veliaj, duke theksuar se kjo nuk është një beteje që luftohet e fitohet në një ditë.
 
Ai siguroi se Bashkia e Tiranës do të marrë angazhimin që i takon në këtë drejtim, duke përfshirë edhe ndihmën financiare ndaj atyre organizatave që fokus të punës së tyre kanë personat autikë. “Si bashki do ndihmojmë, kemi alokuar tashmë disa fonde për shoqata që merren direkt me terapinë e fëmijëve autikë. Do u kërkojmë gjithë qytetarëve, atyre që kanë mundësi, që një pjesë të tyre t’i kanalizojnë në kauza ku shteti sado të bëjë, nuk bën dot kurrë sa totali i solidaritetit që ofron shoqëria”, u shpreh Veliaj.
 
2 Prilli është shpallur si Dita Botërore e Autizmit dhe qëllimi i saj është kthimi i vëmendjes së shoqërisë ndaj nevojës për trajtim të përditshëm që kanë personat e prekur prej autizmit. Çrregullimet pervazive të spektrit të autizmit janë probleme zhvillimore, të cilat prekin fushën afektive, emocionale, marrëdhënore dhe konjitive të individëve. Çrregullimi është i lindur, por mund të diagnostikohet në moshën 4 vjeçare. Ky lloj çrregullimi nuk ka shërim, por mund të trajtohet përmes teknikave terapeutike për të rritur përshtatshmërinë e individit në mjedisin ku jeton.

Kjo maratonë kishte për qëllim mbështetjen për personat me aftësi të kufizuar, të prekur nga forma të ndryshme të autizmit.
 
Qytetarët kanë nisur vrapin në sheshin “Nënë Tereza” dhe ka  vazhduar drejt Sheshit “Skënderbej” e Bulevardit “Zogu I”, duke përfunduar te ish-Stacioni i Trenit.
Pas kësaj vrapimi do të përfundojë tek Parku i Liqenit Artificial.

Po cfarë është Autizmi?
Shpesh ne dëgjojmë të flitet për autizmin, se çfarë është ai, si shfaqet tek fëmijët, si duhen trajtuar këta fëmijë, etj. 

Mjekësia deri në ditët e sotme ende nuk e kanë zbuluar shkakun e autizmit, përkundër përpjekjeve të mëdha që po bëhen në të gjithë botën por veçanërisht në SHBA. Prandaj kur flasim për shkaqet e autizmit kemi të bëjmë vetëm me hipoteza të cilat ende nuk janë të vërtetuara, por të cilat kanë vetëm një bazë shkencore.

Autizmi është një çrregullim që ne arrijmë ta dallojmë tek fëmijët sepse ai karakterizohet nga dëmtimi cilësor i marrëdhënieve sociale, dëmtimi cilësor i komunikimit dhe dallimi në sjellje i këtyre fëmijëve

Vitet e fundit vihet re një shtim i fëmijëve të prekur nga autizmi dhe nga ana tjetër një ndërgjegjësim i familjarëve për trajtimin e këtyre fëmijëve si çdo fëmijë tjetër normal. 

Në vendin tonë janë të ngritura disa qendra për trajtimin e fëmijëve autikë, në të cilat edhe familjarët marrin mësime mjaft të vlefshme se si duhet të sillen me fëmijët e tyre autikë pasi ky sipas studiuesve është një element shumë i rëndësishëm i cili ndihmon si fëmijën që mbart çrregullimin edhe prindin i cili kujdeset për të.

velian ne diten e autizmit

velian ne diten e autizmit

maratona

maratona

maratona kunder autizmit

dita e autizmit

dita e autizmit
 Foto të tjera..

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Amnistia për Saljanin duhet të kërkohej nga Berisha kur bëri pakt me Ramën dhe jo mbas ‘pilafit’

Spahiu: Amnistia për Saljanin duhet të kërkohej nga Berisha kur bëri pakt me Ramën dhe jo mbas ‘pilafit’