Tiranë/ Autobusi përplas dy këmbësore, shoqërohet në polici shoferi

Tiranë/ Autobusi përplas dy këmbësore, shoqërohet në polici shoferi

Foto ilustruese

TIRANE -  Dy këmbësore mbetën të lënduara pasi u përpasën nga një autobus i linjës së Tiranës së Re në kryeqytet. Policia e Tiranës thotë se ka shoqëruar në komisariat shoferin e autobusit urban me inicialet A.M. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:32 në Bulevardin "Zogu i Parë".

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar dy këmbësoret, njëra prej të cilave e identifikuar me inicialet K.N, ndërsa këmbësorja tjetër ende nuk është identifikuar. 

"Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin  e njërës nga shtetaset të aksidentuar", thotë policia në një njoftim paraprak për mediat.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës