TIRANE- Dy grupe që sillnin kanabis nga Lezha dhe Fushë-Kruja drejt Tiranës janë arrestuar nga policia e kryeqytetit ditën e djeshme.
Fillimisht Policia ka vënë në pranga 23-vjeçarin Qemal Lika. Ai ishte duke transportuar 20 kg kanabis me një makinë dhe u arrestua në flagrancë në zonën “Don Boskos” në Tiranë.
Policia ka përdorur forcën për të arrestuar Qemal Likën.
Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se Qemal Lika do ta shiste drogën në Tiranë, por ende nuk janë gjetur bashkëpuntorëte tij.
Po ditën e djeshme, Policia kreu një tjetër operacion, ku një makinë e cila udhëtonte nga Lezha dhe transportonte drogë, u ndoq për një orë nga oficerët e Policisë.
50 kg kanabis u gjeten në një makinë dhe në pranga ranë Edmir Luka, Nikë Vatnikaj, Qerim Kolgjini dhe një 17-vjeçar.
4 persona u arrestuan në Kamëz dhe kanabisin e kishin paketuar për ta shitur. Të rinjtë lëvizin me 3 makina dhe mendohet se droga kishte destinacion Tiranën.
Përveç kanabisit Policia ka sekuestruar edhe kokainë. Pranë rrugës së Elbasanit në Tiranë, Policia ka arrestuar 46-vjeçarin Gëzim Ikonomi. Atij iu gjetën 57 gram kokainë.
Gëzim Ikonomit iu gjetën 12 doza kokainë me vete, ndërkohë që nga kontrolli në banesë rezultoi se kishte edhe 50 gramë të tjera kokainë.
Këto operacioni të policisë janë kryer të gjitha ditën e djeshme.
Burime Policore bëjnë me dije se këta persona kanë qenë në përgjim dhe destinacioni i kanabisit dhe kokainës kanë qenë lokalet e natës në Tiranë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO