TIRANË- Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një farmaci në rrugën e “Kavajës”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15, ndërsa autorët kanë kërcënuar me armë zjarri punonjësen e farmacisë duke i marrë xhiron ditore, 15000 Lekë.
Nga të dhënat e para mësohet se autorët kishin mbuluar kokën me kapele dhe shall të zi për të mos u identifikuar nga punonjësja, por edhe kamerat e sigurisë.
Pas grabitjes, autorët janë larguar në disa rrugica, ndërsa janë ngritur disa postblloqe, grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
[gallery]21589[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO