TIRANE- Shërbimet e Komisariatit Nr.1 të kryeqytetit kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Xhiseldo Kaliqit, 21 vjeç, banues në Tiranë. 

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë një kontrolli në sheshin "Nënë Tereza", ju gjet një sasi lënde narkotike.

Po kështu dhe gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e këtij shtetasi ju gjet një tjetër sasi lënde narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua:

-0.9 (zero pikë nëntë) gr, bimë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. 

- 37 (tridhjetë e shtatë) fara të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. 

Materialet i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com