Tiranë/ Goditi me grusht punonjësin e Policisë, arrestohet 23 vjeçari

Tiranë/ Goditi me grusht punonjësin e Policisë, arrestohet 23 vjeçari

Foto ilustruese

Tiranë-Një 23 vjeçar është arrestuar nga policia në kryeqytet pasi goditi me grusht një punonjës policie teksa ishte në krye të detyrës.

Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet një 31 vjeçar, pasi e ka kërcënuar efektivin me fjalë.

Incidenti mësohet se ka ndodhur në rrugën “Pjetër Bogdani”.

“Komisariati i Policisë Nr. 2 arrestoi në flagrancë shtetasin S. Rr, 23 vjeç, dhe referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 31 vjeç, pasi në rrugën “Pjetër Bogdani”, shtetasi S. Rr. ka goditur me grusht, për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë në shërbim, ndërsa shtetasi I. Q. e ka kanosur me fjalë atë”, informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shpërthejnë protestat në Gjermani pas sulmit terrorist, qytetarët kërkojnë dëbimin e refugjatëve: Emigracioni vret

Shpërthejnë protestat në Gjermani pas sulmit terrorist, qytetarët kërkojnë dëbimin e refugjatëve: Emigracioni vret