Një biznes në zonën e Fushë Prezës, në Tiranë, është grabitur gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj te enjte.
Sipas policisë, katër persona, ku dy prej tyre dyshohet të kenë qenë të armatosur kanë hyrë brenda rrethimit, ku personat e armatosur kanë arritur të neutralizojnë rojet, ndërkohë që dy personat e tjerë, kanë kontrolluar zyrat e kësaj firme.
Dyshohet se grabitësit kanë arritur të marrin një shumë monetare prej 70.000 lekësh që ndodheshin në kasafortën e biznesit.
Grabitja në Fushë Prezë, në katër të mëngjesit
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:23, kur policia ka marrë një telefonatë tek Nr. 112, nga salla operative e një firme Sh.P.S.F.-je (polici private), se në Fushë Prezë, tek një firmë kanë hyrë 4 persona të armatosur.
Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e policisë ku kanë marrë në pyetje rojet e kësaj firme.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

private, marrin lekët e kasafortës">