TIRANË-Policia ka ndaluar pas 10 ditësh njërin nga autorët e grabitjes së karburantit në Ibë.
Sipas policisë së Tiranës, Ergit Shyti 20 vjeç nga Tirana në datë 4 Shkurt ka qenë njëri nga autorët që ka grabitur me dhunë në bashkëpunim karburantin në zonën e Ibës.
Pas ndalimit, 20-vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestruar 3 telefona, një portofol me 161 mijë lekë të vjetra dhe 10 euro.
Gjatë grabitjes autorët të maskuar dhe nën kërcënimin e armës morën 25 mijë lekë, telefonat celularë të dy punonjësve të turnit dhe disa sende të ndryshme.
Autori u identifikua nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com