Tiranë/ I dashuri i vajzës dhe 4 djem në kërkim për alarmin tek 'Astiri', policia: Dyshohet se mbajtën të mbyllur 21-vjeçaren

 

Policia ka shpallur në kërkim Joni Sadikaj dhe 4 të tjerë lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Astir (9 janar), ku një 21 vjeçare telefonoi policinë duke thënë se ndihej e kërcënuar se do të vrisnin.

Sipas policisë, ka dyshime se i dashuri i saj Joni Sadikaj dhe 4 djemtë e tjerë e kanë mbajtur të mbyllur 21-vjeçaren në apartamentin e marrë me qira në Astir.  

Në kërkim janë shpallur: S. S., 29 vjeç, A. A., 36 vjeç dhe O. A., 31 vjeç, të tre banues në Tiranë; Joni Sadikaj, 26 vjeç, banues në Tepelenë; dhe A. J., 40 vjeç, banues në Vlorë.

‘Nga veprimet e para hetimore të kryera për këtë rast dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur të mbyllur shtetasen S. Q., në apartamentin ku ndodhej, i marrë me qira ditore.  Gjithashtu, ishte marrë me qira ditore apartamenti përballë në të cilin shërbimet e Policisë, ditën e djeshme, gjetën gjatë kontrollit, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera personale që do t’i shërbejnë hetimit.  Vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të shpallur në kërkim. Gjithashtu, vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë’, njoftoi sot policia.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë, për  veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”,  kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.


Lajmi kryesor:

Zbardhet misteri i vajzës në 'Astir'! Haluçinacione nga droga?! 5 djemtë me armë e kyçën në apartament të qetësohej, 21-vjeçarja njoftoi policinë


S.B/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Eduard Shalsi nis ‘punën’ si drejtues politik: PS do ta transformojë Kukësin si gjithë Shqipërinë

Eduard Shalsi nis ‘punën’ si drejtues politik: PS do ta transformojë Kukësin si gjithë Shqipërinë