Rrëfimi i dramaturgut për Serafin Fankon, si ‘Felini i teatrit shqiptar’

Dramaturgu Stefan Çapaliku rrëfen përmes një monografie “Serafin Fankon, si Felin i teatrit shqiptar”. Teksa na tregon se njohja e tij profesionale me artistin shkodran ka nis në vitin 1994, me dramën “Gjurmë mbi borë” e më pas me “Ftesë në darkë”, shpjegon edhe arsyet se përse për të, Fanko ka qenë një artist i kalibrit evropian.

“E kam titulluar këtë monografi,‘Serafin Fanko, Felini i teatrit shqiptar’ ,pasi kam dashur që unë të kuptoj, por edhe t’u bëj me dije lexuesve se kur përmendim Felinin, kemi parasysh një regjisor të një formati tjetër, që hap shtigje dhe rrugë të reja në kinemanë italiane. Mendoj se të njëjtën estetikë, duke e parë në një kontekst shqiptar aplikon Serafin Franko në teatrin e vet, në Tiranë, Shkup, Prishtinë edhe Podgoricë”, shprehet dramaturgu Stefan Çapaliku.

Fëmijëria e Fankos, formimi i tij, si student fillimisht në Pragë, e më pas në Tiranë, por dhe momentet më kulminante, si regjisor në Teatrin “Migjeni” në Shkodër, në 1967 me 265 vënie në skenë të “Fishekut në pajë” të dramaturgut Fadil Kraja, e më pas me të tjera pjesë që në thelb nuk kishin përmbajtjen ideologjike të kohës

Teatri i Fankos ka një grafik të vetën, fazat fillestare, suksesin, pjekjen edhe finalen e vet. Kur flasim për të duhet të kemi parasysh veçanërisht vitet ‘70- ‘80 që ai arrin kulmet e veta, edhe jo rastësisht, por për shkak të formimit, moshës, informacionit të dendur estetik edhe të kontakteve që ka. Serafin Fanko ishte studenti i parë i kursit të aktrimit në Shqipëri. Pavarësisht se i jepet mundësi që të studiojë në Pragë për Kinematografi, në kohën që në lulëzojnë figura të mëdha në fushën e regjisë së teatrit edhe të kinemasë Çeke në atë kohë, siç është Milosh Forman. Të gjitha këto backgraunde kulturore përgatisin një regjisor të një formati akademik, ai drejtoi një trup me dyzet e ca aktorë në një kohë që spektatorët e donin shumë teatrin. Të gjitha këto formojnë personalitetin artistik të Serafin Frankos”.

“Hetimi” i Piter Vajs, mizaskenimi i veprës sw Migjenit, “Makbethi” edhe shumw shfaqje tw tjera, do tw ishin disa nga arritjet e Fankos, si regjisor

“Fanko ishte student i kursit të parë të aktrimit të hapur në Shqipëri nën drejtimin e një profesoreshe ruse. Ai pavarësisht se iu dha mundësia për të studiuar në Prag, koha e studimit ishte jo e plotë për shkak të marrëdhënieve me Çekinë, edhe u kthye i përfundoi këtu studimet, duke pas fatin që të jetë ndër studentët e parë të Kujtim Spahivoglit. Niveli i diskursit ka qenë shumë i lartë, në libër sjell edhe disa fragmente nga diskutimet që bëheshin mbi pozicionin e regjisorit edhe kufijtë estetik të regjisurës. Propaganda dhe partia e asaj kohe luante rol interesant me këta njerëz. Disa i mbante nën vëzhgim, disa i lanconte në politikë edhe fuste nën ingranazhe, siç qe Kuvendi Popullor, ku ky edhe disa të tjerë ishin pjesë për disa legjislatura. Por që nuk e shfrytëzoi asnjëherë. Franko kishte statusin e djalit të dëshmorit, të qenit deputet edhe i pranishëm në film , qw i kanw dhënë atij aq sa i ka lejuar vetes të vërë nw skenw pjesë të rëndësishme, siç është “Hetimi” i Piter Vajs. Po kaq e rëndësishme është vënia në skenë e Migjenit, “Makbethi” me Tinka Kurtin edhe Ndrek Lucën etj”, shprehet regjisori.

Suksesi që do të gëzonte para viteve ’90 në skenën teatrore të Teatrit të Migjenit në Shkodër, në Shkupë, Prishtinë edhe Podgoricë, do të venitej kur artistit do t’i shpërbënin teatrin në fillim vitet e para të demokracisë

“Ai ishte në kulmin e formimit të vet, por i shkatërruan teatrin në vitin ‘90, duke heq nga puna disa aktorë prishën disa struktura dominonte e të lidhura me qytetin”, përfundon Çapaliku.

Regjisori Serafin Fanko u shua në vitin 2007  edhe është vlerësuar me  titullin “Artist i Popullit”.

VIDEO/Intervista e plotë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ANASTAS kRISTO: 19/04/2021 17:05

    Serafim Fanko eshte permetar nga fshati Buhal, (nje fshat buze Vjoses rreth 6 km larg qytetit).Babaj i tij Nikolla ishte oficer ne kohen e mbreterise me sherbim ne Shkoder.Nikolla atje krijoj familjen e tij. Gjyshi i Serafimit Quhej Stefan por shkurt thirej Fanko.Mbiemri i tij eshte Adhami nje trung familar i gjere,ku jetonin 5 vellezer.Fanko thirej edhe me emrin Babale dhe ka qene dy here kryetar bashkie ne kohen e mbreteri ne qytetin e Permetit.Nikolla ishte ne grupin e drejtuesve te luftes Nac.Clirm.kunder fashizmit.Eshte vrare bashke me dr.Jorgji Karamitri Jordan Misen etj.

    Përgjigju
  • Iris: 16/04/2021 04:20

    I madhi Serafin Fanko ishte me origjine nga Lipa/Permet,por i rritur ne Shkoder,pra shkodran me zemer e dialekt,por jo me gjak e origjine.Ai ishte nje nga ata qe e bene teatrin //Migjeni//,te behej pjese e 6 teatrove me te mire te vendit se bashku me ata te Durresit,Tiranes,Elbasanit,Fierit,Korces.Artiste te ketij niveli nuk i vine me Shqiperise.

    Përgjigju
    • A.Kristo: 19/04/2021 17:26

      Aritisti Serafim Fanko eshte me orgjine nga fshati Buhal rrethit te Permetit,fshat rreth 6 km larg nga qyteti. Babaj i tij Nikolla ka qene oficer ne kohen e mbreterise me sherbim ne qyteti e Shkodres ku krijoj edhe familjen. Gjyshi i tij Stefani(shkurimisht Franko apo Fanko) ishte ne kohen e mbreterise kryetar Bashkie ne Permet dhe thirej per respekt me emrin Babale.Trungu i familjes ishte mjaft i gjere ku jetonin 5 vellezer dhe mbani mbiemrin Adhami ose Rungaja.Nikolla eshte deshmor sepse ishte ne shtabin e qytetit te Shkodres kunder fashizmit. Ai eshte vrare nga reaksioni bashke me Dr.Jorgji Karamitrin, Jordan Misjen e te tjere.

  • Shkodrani: 14/04/2021 18:18

    Serafin Fanko eshte kolosi i artit shqiptar, nje regjisor qe e dashuronte artin ne te gjitha aspektet e tij. Shfaqjet e tij, te interpretuara nga aktoret e famshem shkodran qe i njeh e gjithe Shqiperia, benin qe salla e teatrit "Migjeni" te mbushej çdo here. Me vjen keq qe asnje nga rruget apo objektet e kultures ne Shkoder te mos mbaje emrin e tij. Nje verejtje per shkruesit e artikullit: mbiemrin e ka Fanko dhe jo Franko.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?