TIRANË-Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hënë në kryeqytet.
 
Një makina ka goditur 5 automjete të tjera, të cilat ishin parkuar në rrugë dhe më pas është larguar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sami Frashëri”, pranë Drejtorisë së Policisë.
 
Policia e Tiranës bën me dije se dyshohet që shoferi të ketë qenë i dehur dhe menjëherë pasi ka goditur makinat është larguar me shpejtësi.

Dëmet për këto makina kanë qenë të konsiderueshme dhe policia thotë se po punohet për arrestimin e autorit. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com