Tirane- Një 30 vjeçar është arrestuar nga poliica e Tiranës pasi u kap në makinë teksa po lëvizte me armë në zonën e Laprakës.Ndalimi i tij u bë pasi një informacion i mbërritur në polici kishte njoftuar për një person që qarkullonte i armatosur në zonën e Laprakës.
"Shërbimet e Policisë kanë ndaluar një automjet tip "Audi" me drejtues shtetasin Xh. S., dhe pasagjer shtetasin K. K. Gjatë kontrollit të çantës së shtetasit K. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me 2 krëhra dhe municion luftarak' informoi sot policia.
Operacioni u kodua "Fast" dhe u zhvillua nga Sektori i Forcës së Posaçme "Shqiponja" në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".