TIRANE- Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotmën në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në një pikë krumbullimi të hekurit në Vaqarr ku tre persona të maskuar kanë lidhur rojën dhe më pas janë future për të marrë një sasi para në ambjentet e brendshme të firmës.

Grabitësit i kanë thënë rojës se “nuk duam të të bëjmë gjëmos kij frikë, por duam vetëm të marrim paratë”. Pasi kanë thyer xhamin e derës 2 nga grabitësit kanë hyrë brenda zyrave dhe kanë filluar të kontrollojnë, ndërkohë që personi i tretë po bënte roje.

Ende nuk dihet se sa është shuma që është grabitur pranë pikës së grumbullimit të skrapit, por kamerat e sigurisë kanë fiksuar një makinë tip benz që largohej, duke pikasur edhe targën.

Policia thotë se po punon për identifikimin e autorëve.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com