Venezueliani drejtonte rrjetin e prostitucionit të homoseksualëve në Tiranë! Klientët kontaktonin në faqe interneti kundrejt pagesave 150 - 300 euro (EMRAT)

Venezueliani drejtonte rrjetin e prostitucionit të homoseksualëve në Tiranë! Klientët kontaktonin në faqe interneti kundrejt pagesave 150 - 300 euro  (EMRAT)

DVP Tiranë

TIRANË -  Një shtetas nga Venezuela ishte në krye të një rrjeti prostitucioni homoseksual në Tiranë, në të cilën punonin dy shtetas të huaj, njëri 19 dhe tjetri 31 vjeç me qëndrim të përkohshëm në Tiranë.

Banesa që shfrytëzohej si bazë prostitucioni ishte në rrugën "Kongresi i Tiranës". Nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave 150-300 euro. 

Konkretisht u arrestua: Guzman Gil Raibel Joisquel, 29 vjeç Daniele De Carli, 31 vjeç dhe po hetohet në gjëndje të lirë A.S., 19 vjeç.

peracioni i koduar ‘ET-1’ u zhvillua nga DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin nr.3, ku u bë e mundur vënia në pranga e një shtetasi nga Venezuela, i cili ishte organizatori i rrjetit të prostitucionit në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Guzman Gil Raibel Joisquel shfrytëzonte për prostitucion, dy shtetasit e tjerë, të cilët kishin ardhur nga vende të ndryshme, në Shqipëri, ishin akomoduar në një banesë me qira, në rrugën "Kongresi i Tiranës", dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave 150-300 euro.', thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Report Tv mëson se denoncimi u bë nga një klient italian, duke çuar në zbulimin e rrjetit të prostitucionit.

Në celular atyre u janë gjetur rreth 60 numra shqiptarësh, klientë të mundshëm. Ndërkohë materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:55
Prostitucion homoseksual në Tiranë, i zbuloi klienti italian! Detaje si policia ra në gjurmët e këtij rrjeti

Detaje të reja lidhur me bazën e prostitucionit homoseksual që u zbulua në Tiranë.

Dy të huajt, 19 dhe 31 vjeç me qëndrim të përkohshëm në Tiranë që u arrestuan për prostitucion homoseksual mësohet se shëtisnin në shtete të ndryshme të botës, duke kontaktuar klientë të ndryshëm. Së fundmi kishin zgjedhur edhe Shqipërinë.

Një klient i tyre italian i kishte denoncuar në polici pasi ata e detyruan të kryej marrëdhënie seksuale pa mbrojte, çfarë ka çuar në ndërhyrje të policisë dhe në zbulimin e rrjetit të prostitucionit. Në celular atyre u janë gjetur rreth 60 numra shqiptarësh, klientë të mundshëm.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AltinTop: 03/05/2024 17:12

    Pune ka por skemi profesioniste..

    Përgjigju
  • Prasi: 03/05/2024 15:20

    M*ti tek m*ti shkon.

    Përgjigju
  • PLAKU: 03/05/2024 14:41

    Për këtë sojë të vendoset ligji me varje në oamundësi burg i përjetshëm.

    Përgjigju
  • Artan: 03/05/2024 14:08

    Keta i porosisin keta qe vijn nga greqia dhe italia hahaha

    Përgjigju
  • Doktori: 03/05/2024 13:20

    Ku kemi arritur, shqiptaret shkojne e tregtojne drogen nga Venezuela ne EU, venezuelianet vijne e na e bejne ate punen ne Shqiperi...

    Përgjigju
  • Agjenti: 03/05/2024 12:49

    Ore legalizojeni te shfryhet dynjaja se late nam.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Ku është Ervis Martinaj? Dervishi për '5 pyetje nga Babaramo': U eliminua me mbështetje politike dhe të biznesit

Ku është Ervis Martinaj? Dervishi për '5 pyetje nga Babaramo': U eliminua me mbështetje politike dhe të biznesit