Tiranë, pallati shpallet i pabanueshëm, 12 familje qëndrojnë brenda...Ku duhet të drejtoheni për strehim

Një pallat në Tiranë pranë ish-Uzina "Dinamo" është rrethuar me perimetër sigurie pasi nga verifikimet e para të Emergjencave Civile dhe Institutit të Ndërtimit është shpallur i pabanueshëm. Disa prej familjeve në këtë pallat të ndërtuar në vitin 1993 janë larguar pranë të afërmve të tyre, ndërsa të tjerë kanë qëndruar brenda duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Të tjerë qëndrojnë jashtë pallatit në qiell të hapur, pasi kanë frikë se mos banesat e tyre bien pre e hajdutëve. Brenda tyre kanë të gjitha orenditë, ndërkohë që për 4 ditë ata kanë fjetur në këtë pallat, i cili sipas ekspertëve ka rrezikshmëri. Verifikimi paraprak është bërë ditën e sotme, prej nga dhe është marrë vendimi për tu rrethuar dhe për të mos lejuar banorët të jetojnë në të. Dëmet janë të dukshme, siç dhe shprehen banorët për mikrofonin e Report Tv, ka të çara në dhoma dhe dëmtime të jashtme.

Administratori i pallatit, i cili është me profesion gjeolog, thotë se pallati është ia pabanueshëm pasi është ndërtuar jashtë parametrave teknikë. Megjithatë, vendimi përfundimtar pritet të merret ditën e hënë kur ekspertët e Institutit të Ndërtimit të bëjnë verifikimet nga afër të godinës, dhe nëse do të shihet e nevojshme do të kërkohet edhe një verifikim tjetër, që është faza e dytë përmes pajisjeve specifike të evidentimit të dëmeve.

Administratori i pallatit: "Është ndërtuar me materiale shtuf, pa fut parametrat teknikë, është punuar pa cilësi, pothuajse i shkatërruar. Pësoi goditje edhe në shtator, është bërë thuajse i pabanueshëm. Ka risk të madh dhe nuk i banueshëm na thanë, por do vinë inspektorët e institutit të ndërtimit dhe do të merret vendim përfundimtar,. kanë ngelur 10-12 familje këtu që nuk kanë ku të shkojnë. Duke nisur nga ajo çfarë ndodhi në Thumanë, drejtori i emergjencave dha urdhër të jepet shenja rrezik dhe premtoi që deri të hënën do të vijnë inspektorët. Është djersa dhe mundi i fëmijëve tanë, unë jam gjeolog, ky pallat për mendimin tim është i pabanueshëm".

Një tjetër banor tregon se në pallat ka ende 12 familje që po jetojnë brenda pallatit.

"Banesën nuk e kemi braktisur se nuk ka ardhur vendimi përfundimtar. Ose të na thonë që këtu nuk banohet më dhe të na thonë se ku të shkojmë. se kjo nuk ka kuptim. ka banorë që jetojnë akoma se nuk kanë ku të shkojnë, plus kanë merakun e shtëpisë, se tani që është vinë shiriti nuk ka as roje asgjë. bashkia duhet të na kthejë një përgjigje përfundimtare", shprehet ai.

Të gjithë banorët duhet të drejtohen pranë njësive bashkiake përkatëse për të bërë regjistrimet, e më tej shërbimet sociale merren me strehimin e tyre.

1575129997_banore.jpg

1575129985_pallatitirane.jpg


Lajmi kryesor:

DËMET-SHIFRAT/ 701 objekte të inspektuara në qarkun e Durrësit, 267 të pabanueshme...mbeten dhe 7 objekte për t'u shembur


G.M./xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?