Në ditën e 94-t të tubimit para Kryeministrisë, ka pasur tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë.
Tensionet kanë nisur pasi protestuesit kaluan pas godinës së Kryeministrisë, për të bllokuar hyrjen kryesore, ku futet e del eskorta e kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të tjerë.
Gjatë tensioneve ishin të pranishëm edhe disa prej 'të vetëshpallurve' si organizatorë të protestës, mes të cilëve edhe Dritan Goxhaj dhe Arben Kola, të cilët përmes megafonit kanë nxitur të pranishmit që të rrethojnë godinën e Kryeministrisë.
Efektivët fillimisht duket se u kapën të papërgatitur nga kjo situatë, ndërkohë që për pak minuta atyre iu bashkuan edhe forca të tjera, duke krijuar një kordon në hyrje të godinës qendrore të Qeverisë. Raportohet për disa persona të shoqëruar në Komisariat, ndërkohë që ende nuk dihet nëse kryeministri Edi Rama është brenda godinës së Kryeministrisë.
Më pas protestuesit u ulën këmbëkryq në rrugën para hyrjes kryesore të Kryeministrisë, duke mos iu bindur urdhërave të Policisë për të hapur rrugën, me qëllim kalimin e automjeteve. Pranë tyre u afrua edhe autoboti i ujit i Policisë, i cili ende nuk ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit.
Me rënien e numrit të protestuesve gjatë javëve të fundit, janë shtuar përplasjet dhe konfliktet gjatë tubimit. Tensionet kanë qenë kryesisht mes grupeve rivale brenda protestës, por sot u shënuan edhe përplasje me forcat e rendit.
Lajm në përditësim...
-
Kapeni dhe futeni brenda ate dritanin , mos te rije duar kryq policia te vepprojsipas ligjit me keta uligane .
Përgjigju








Komente
Komento