Tiranë/ Shfrytëzonte 3 gra për prostitucion në lokalin e saj, arrestohet pronarja dhe një grua! 2 të tjera nën hetim

Tiranë/ Shfrytëzonte 3 gra për prostitucion në lokalin e saj, arrestohet pronarja dhe një grua! 2 të tjera nën hetim

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një 52- vjeçare, pasi shfrytëzonte disa shtetase për prostitucion në lokalin e saj, një grua tjetër për ushtrim të prostitucionit dhe ka proceduar penalisht edhe 2 gra të tjera.

Gjatë kontrolleve të ushtuara nga policia janë sekuestruar 2 automjete, 2 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

DVP Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Red light", nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Shfrytëzonte disa shtetase për prostitucion, në lokalin e saj, arrestohet 52-vjeçarja.  

Arrestohet gjithashtu një shtetase tjetër për ushtrim prostitucioni si dhe procedohen penalisht 2 të tjera.

Sekuestrohen 2 automjete, 2 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, ndjekur me metoda speciale të hetimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Red light".

Në kuadër të këtij operacioni:

- u arrestua shtetasja L. S., 52 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale "Prostitucioni", "Shfrytëzimi i prostiucionit", dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion";

- u arrestua shtetasja M. B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Prostitucioni";

- u proceduan penalisht shtetaset O. B., 34 vjeçe, dhe M. Dh., 19 vjeçe.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja L. S., ka në menaxhim një lokal në rrugën "Kastriotët", në të cilin mbante shtetaset M. B., O. B., dhe M. Dh., dhe i shfrytëzonte për prostitucion, me klientë të ndryshëm të lokalit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, 2 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore