Tiranë/ Shisnin bizhuteri kontrabandë te ‘Izmiri Shop’, në kërkim 28-vjeçari, në hetim e ëma e tij! Sekuestrohen rreth 9.8 kg argjend

Tiranë/ Shisnin bizhuteri kontrabandë te ‘Izmiri Shop’, në kërkim 28-vjeçari, në hetim e ëma e tij! Sekuestrohen rreth 9.8 kg argjend

Izmiri Shop

TIRANË- Izmir Bengaj është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi akuzohet se shiste bizhuteri kontrabandë në dy dyqane të njohura si 'Izmiri Shop' në Tiranë. Në hetim është vënë edhe mamaja e 28-vjeçarit Donika Bengaj, 50-vjeçe. Policia ka sekuestruar aksesorë argjendi, me peshë 9830 gram, të dyshuar të kontrabanduar.

Në kuadër të operacionit 'Silver', policia ushtroi kontroll në dyqanin 'Izmiri Shop' në rrugën "Muhamet Gjollesha", si dhe në dyqanin tjetër në një qendër tregtare në rrugën Tiranë-Durrës.

Gjatë kontrolleve në dyqane, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, aksesorë argjendi për të cilat nuk disponoheshin fatura doganore e tatimore dhe të ardhurat e përfituara nga shitja e tyre, fshiheshin nga dy autorët e dyshuar, nënë e bir.

Donika Bengaj dhe djali i saj Izmir Bengaj dyshohen për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, ”Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe ”Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë”.

‘Në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht shtetasja D. B., 50 vjeçe, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, ”Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe ”Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga nenet 180, 174 dhe 178 të Kodit Penal. Gjithashtu po punohet për lokalizimin e djalit të saj, shtetasit I. B., 28 vjeç.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në një subjekt në rrugën "Muhamet Gjollesha", dhe në një tjetër në një qendër tregtare në rrugën Tiranë-Durrës. Gjatë kontrolleve në këto subjekte, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, aksesorë argjendi për të cilat nuk disponoheshin fatura doganore e tatimore dhe të ardhurat e përfituara nga shitja e tyre, fshiheshin nga dy autorët e dyshuar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar aksesorë argjendi, me peshë 9830 gram, të dyshuar të kontrabanduar. ' - njofton policia.

Të dhënat e sibjektit tregtar në QKB

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lushka: 22/09/2024 15:45

    Varet se kujt I ka shkel ne kallo ndonjr shefi gjobaxhi. Se ska mundesi o bo hile p...o o sbo njeri n'Tiron e si shko kush... Se ngeli te argjendi izoja per 980 gr qe me 200 leke sa bejne?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!