'Titullin e duam por jo dëshpërimisht', drejtori i klubit të Teutës: Deklaratat për Ngoo-n s'ishin raciste

Teuta ndeshjen e fundit në Superligë e humbi kundër Tiranës duke krijuar një distancë me skuadrat kryesuese. Por këtë vit klubi ka 100 vjetorin e krijimit dhe ëndrra e të gjithëve është fitimi i titullit. Në një intervistë për ‘Report TV’, drejtori i përgjithshëm i klubit, Artan Shyti, i pyetur për titullin shprehet:

“Teuta e kërkon por nuk e kërkon dëshpërimisht kam thënë diku dhe i qëndroj kësaj. Ne patjetër që luftojmë. Në sport garon për të fituar, nëse ti fiton çdo ndeshje atëherë mund t’ia dalësh se do të thotë se dikë e ke mundur."

Të hënën Teuta në faqen zyrtare doli me një deklaratë kundër futbollistit Ngoo, duke e cilësuar monstër dhe lojtar me ngjyrë. Fjalë këto të cilat nuk janë pritur mirë nga klubi i Tiranës:

“Me aq sa e njoh kontekstin e shprehjes, të thuash me ngjyrë nuk është rraciste. Nuk kishte të bënte me lojtarin, nuk kishte të bënte me fyerjen ndaj tij. Ndoshta ai lojtar kështu është mësuar të luaj, ndoshta i duket normale, por është dikush tjetër që e vendos nëse është normale apo jo, që është arbitri.”

Pyetur për gabimet e shumta të arbitrave këtë sezon dhe nëse po cënohet gara Shyti shprehet:

“Problemi është që po gabojnë shumë. Arbitrojnë më të mirët, gabojnë dhe dënohen. Tani këta që ngelin janë më të dobtit, por këta janë më të predispozuar për të gabuar.”

Në ditët në vijim pritet të kaloj në parlament projektligji për sportin, që për shumë klube sportive shihet si shpëtim për situatën e krijuar:

“Fjala shpëtim është shumë e madhe. Ligji për sportin është një ndihmë e madhe, është kontribut që i jepet sportit për t’u integruar sa më mirë në marrëdhënie me biznesin. Nëse krijojmë një hapësirë që biznesi është i intersuar për të investuar dhe kjo paketë nëse kalon ashtu siç ne na është premtuar, nëse kalon ashtu siç ne kemi dëgjuar, padyshim që është një ndihmë shumë e madhe.”

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Biznesmeni amerikan pro-Trump thur planin për të blerë tubacionet ruse të gazjellësit Nord Stream 2

Biznesmeni amerikan pro-Trump thur planin për të blerë tubacionet ruse të gazjellësit Nord Stream 2