Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e ka marrë seriozisht rikthimin në politikë.

Qëndrimet kundër kreut demokrat Lulzim Basha, ajo i ka shprehur prej kohësh, por tanimë edhe më shumë, pasi do të jetë përballë tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me partinë "Lëvizja për Ndryshim".

"Integriteti është ti thuash vetes të vërtetën, ndershmëria është t'u thuash të vërtetën të tjerëve", shkruan Topalli krahas një fotoje që ka hedhur.

Ky duket si një mesazh i koduar ndaj Bashës dhe politikanëve që u ka dalë kundër. Kujtojmë se në një intervistë të mëparshme për Report Tv, Topalli tha se lëvizja e saj do të jetë në shenjë proteste kundër Bashës.