Toponimet greke në pasaporta, AP:
Greqia ka dy vjet që na njofton

Toponimet greke në pasaporta, AP:<br />Greqia ka dy vjet që na njofton
TIRANË – Toponimet greke në pasaportat shqiptare nuk janë problem i ri, por i qershorit të dy viteve më parë, që kur qeveria greke i ka nisur një Notë Verbale shtetit shqiptar, për të cilën nuk ka marrë përgjigje.

Faktin e ka bërë publik, Avokati i Popullit Igli Totozani, që fajëson palën shqiptare për bllokimin e fëmijëve të emigrantëve shqiptarë në Greqi, pasi standartizimi i toponimeve greke nisi në konferencën e 5-të të UNGEGN-së (Kanada, 1987) dhe vendimi më i fundit daton më 2000 (New York) në seancën e 20-të të UNGEGN-së. 

Ky vendim kushtëzon shkrimin e njëjtë të toponimeve greke në çdo dokument zyrtar vendas apo të huaj. Për shembull toponimet greke që në shqip shkruhen: Selanik, Korfuz, Kostur, etj. duhet të shkruhen relativisht: Thessaloniki, Kerkyra, Kastoria.

Mirëpo, - thekson Totozani, - në pasaportat shqiptare nuk është bërë plotësimi në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, i pikave të veçanta të tyre. Nga dhjetë pika të pasaportës, vetëm pika tre, nënshtetësia, është e plotësuar në këto dy gjuhë e sikur të ishte bërë, të paktën edhe për vendin e lindjes, atëherë shumë shtetas shqiptar nuk do të kufizoheshin dhe trajtoheshin në mënyra degraduese në pikat e kalimit kufitar me shtetin grek."

Në letrën rekomanduese kërkohet së pari që të merren masa urgjente për negocimin dhe zgjidhjen konkrete të shkrimit të toponimeve greke në dokumentat e udhëtimit të shtetasve shqiptarë.

së dyti, të administrohen dhe pasqyrohen lokaliteteve gjeografike greke sipas Notës Verbale të Ambasadës të Republikës së Greqisë, në bazën e të dhënave të gjendjes civile të shtetasve shqiptarë;

së treti, të arrihet një marrëveshje e përbashkët lidhur me vlefshmërinë e dokumentave aktuale të udhëtimit; të ngrihet një Autoritet Kombëtar për standartizimin e emërtimeve të lokaliteteve shqiptare gjeografike dhe hartimin e Udhërrëfyesve të toponimeve shqiptare për përdorim ndërkombëtar.
 
Totozani ka sugjeruar gjithashtu përballimin nga shteti shqiptar të shpenzimeve financiare, në rast të korrigjimit apo zëvendësimit të dokumentave shqiptare të udhëtimit, të cilat në asnjë mënyrë apo rrethanë nuk duhet tu ngarkohen qytetarëve shqiptarë;
 
plotësimin në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, i pikave të veçanta të pasaportave tip shqiptare, duke përfshirë edhe vendin e lindjes e në përfundim, zgjidhjen e problemit të drejtshkrimit në gjuhën shqipe të emrave dhe toponimeve shqiptare, duke u fokusuar kryesisht në mungesën e zanoreve dhe bashkëtingëlloreve të veçanta, të cilat nuk pasqyrohen aktualisht në  dokumentat shqiptare të udhëtimit.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027! Ministri Hasani: Aktiviteti në kalendarin e aleancës, kemi nisur përgatitjet! Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon

Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027! Ministri Hasani: Aktiviteti në kalendarin e aleancës, kemi nisur përgatitjet! Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon