Tirana pret samitin e NATO-s në 2027! Hasani: Nisëm përgatitjet! Greqia pengesë në BE? Ministri i Jashtëm: Jemi në negociata diskrete! Pengesat politike të mos të ndërhyjnë në axhendat teknike

Tirane- Shqipëria nis përgatitjet për të mirëpritur samitin e NATO-s në vitin 2027. E konfirmoi sot ministri i Jashtëm Igli Hasani në konferencën për median në përfundim të konferencës tre ditore ‘Tirana diplo2024’

Siç e tha dhe kryeministri në kalendarin e aktiviteteve të NATO-s 2027 është vendosur që do të organizohet në Tiranë. Logjika është që vitin e ardhshëm samiti i ardhshëm do të zhvillohet në Holandë, dy vjet më pas në Turqi dhe në 2027-ën është Tirana që do ta mirëpresë këtë event të rëndësishëm. Jemi në fazën e përgatitjeve të brendshme. Kemi nisur identifikimin e ambienteve, fondeve dhe njerëzve që e bëjnë të mundur.  Kjo tregon se Shqipëria është partner i rëndësishëm dhe aleat i domosdoshëm në gjithëpërpjekjen e organizatës së Atlantikut të Veriut për atë që ndodh sot dhe në fokus zhvillimet e fundit' tha ministri Hasani. 

Vjeshta e këtij viti  pritet të jetë tepër e rëndësishme për Shqipërinë sa i takon rrugëtimit të saj drejt BE-së. Ministri i Jashtëm tha se grupi i kapitujve të parë ka përfunduar dhe pritet vetëm konfirmimi nga konferenca ndërqeveritare e BE-së që pritet të mblidhet pas disa javësh. Lidhur me qëndrimin e Greqisë, dhe mundësinë për një bllokim prej saj, Hasani theksoi se po punohet që pengesat politike mos ndërhyjnë në axhendat teknike. AI deklaroi se po punohet me Greqinë për të mos penguar Shqipërinë në celjen e negociatave në grup kapitujt e parë.

"Po punojmë që konferencën e dytë qeveritare ta zhvillojmë në fund të shtatorit fillim tetorit. Jemi gati dhe kemi qenë gati prej një viti. Grupi kapitulli i parë është i përfunduar, i definuar, qartësuar dhe thjesht pret këtë  mekanizëm për tu cilësuar i hapur.  Jemi gati edhe për dy grup kapitujt e tjerë. Grupi negociator po punon intensivisht në mënyrë që pengesat politike mos ndërhyjnë në axhenden teknike. Jam optimist që kjo vjeshtë do të çojë shumë gjëra përpara e do të zhvillojë shumë mekanizma të mirë dhe do të jemi të përgatitur me konfigurimin e ri të KE-së që të ecim shumë shpejt në rrugëtimin tonë me fokus drejt BE-së. 

... Angazhimi ka qenë gjatë këtij viti për cëshjten e hapjes së kapitullit të parë. Ka qenë diskret e jo me mikrofona. Jemi në rrugën e duhur' tha Hasani.

Ndërsa vitin e ardshëm Tirana do të jetë mikpritëse e Komitetit Politik Europian ku do të jenë prezentë liderët e 44 shteteve.

“Formula është që Komuniteti Politik Evropian mblidhet 2 herë në vit, njëherë në një vend të BE, një herë në një vend jo të BE-së. Mbledhja e radhës u zhvillua në Mbretërinë e Bashkuar, në fund të vitit do të zhvillohet në Hungari dhe vitin tjetër do të vijë në Shqipëri. Janë të gjithë këto formate të cilat neve na bëjnë më të përgjegjshëm në të gjithë angazhimet që ne marrim. Më të drejtpërdrejtë në nevojat që kemi dhe në kërkesat që bëjmë, por dhe rrisim vizibilitetin dhe rëndësinë e rajonit nga ne vijmë. Pra nuk është vetëm një përpjekje dhe një angazhim i Shqipërisë, por ne përpiqemi t’i japim vizibilitetin e nevojshëm të gjithë rajonit ku ne jemi”, tha Hasani.

Ndërkohë një strukturë e re do të ngrihet në Ministrinë e Jashtme ku  në focus do të jenë shqiptarët e rajonit.

“Kemi miratuar një strukturë të re të ministrisë së jashtme. Më thelbësorja është një drejtori që do të angazhohet me të gjithë shqiptarët në rajon…”

Lajmi  ne perdtitesim..

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:30
Ministri Hasani mesazh Prishtinës për urën mbi Ibër: Konsultohuni me ata që ju dhanë lirinë

Ministri i Jashtëm Igli Hasani i dërgoi kryeministrit të Kosovës Albin Kurti nga bashkëbisedimi i sotëm me gazetarët në Tiranë lidhur me hapjen e urës së Ibrit 

Në konferencë për median Hasani përsëriti qëndrimin e SHBA-së dhe BE-së se asnjë hap nuk duhet të ndërmerret pa konsultime dhe negociata me aleatët, përfshirë këtu Shqipërinë.

“Ne kemi qenë të qartë, gjithmonë konsekuentë me atë që kemi thënë. Për ne prioriteti i politikës së jashtme është Kosova, ndaj gjithmonë i kemi thënë motrave dhe vëllezërve tanë në Prishtinë që gjithë hapat që do të ndërmarrin duhet ti diskutojnë së pari me ata që i duan shumë.

T’i diskutojnë, debatojnë dhe negociojnë me vendet dhe organizata që e kanë bërë Kosovën të lirë dhe të pavarur siç është sot, dhe këtu hyn dhe Shqipëria. Çdo punë e mirë bëhet duke u rakorduar me ata që e duan shumë Kosovën”, u përgjigj Hasani.

Ora 12:29
Kosova 'bojkotoi' Tirana diplo2024'! Hasani kërkon takim me homologen Donika Gërvalla, do të mbahet në Lubjanë

Kosova duket se ‘bojkotoi’ konferencën treditore Tirana diplo2024’ ku ishin të ftuar ambasadorë shqiptarë dhe konsuj të përgjithshëm shqiptarë. Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Mali i zi dhe Lugina e Preshevës ku pati përfaqësi politike, Kosova u përfaqësua nga një profesor.

Në konferencën për median, Ministri i Jashtëm tha sot se Prishtina ka qenë e ftuar por ‘fat të keq të pushimeve përfaqësimi nuk ishte ai që ne prisnim”

Kjo duket që nuk ka lënë shije të mirë tek qeveria prandaj ministri i jashtëm do të organizojë një takim me homologen Donika Gërvalla në Lubjavë

Pyetje: Dua të ndalem tek paneli që ju kishit vetëm për rajonin, aty kishte përfaqësues politik nga Maqedonia e Veriut dhe nga Mali i Zi dhe lugina e Preshevës dhe Kosova u përfaqësua nga një profesor i nderuar dhe jo nga një përfaqësues politik. Ishte zgjedhja juaj?

"Prishtina ka qenë e ftuar dhe për fat të keq të pushimeve përfaqësimi nuk ishte ai që ne prisnim. Por unë ditën e hënë do të kem një takim me ministren Gërvalla, ka kërkuar takim në Slloveni, në Lubjavë dhe padyshim që ne do të vazhdojmë pikërisht të diskutojmë ato çështje që i kemi pasur në agjendën tonë që i kemi pasur edhe më parë, tha Hasani. 

Ngrihet drejtori e re në Ministri për shqiptarët e rajonit

Ndërkohë me ligjin e ri të shërbimit diplomatic do të ngrihet një strukturë e re në Ministrinë e Jashtme ku në fokus do të jenë shqiptarët e rajonit.

“Kemi miratuar një strukturë të re të ministrisë së jashtme. Më thelbësorja është një drejtori që do të angazhohet me të gjithë shqiptarët në rajon…”

Pyetje: A do të jetë në fokus e kësaj strukture edhe shqiptarët e Kosovës?

"Tirana ka një fokus të vazhdueshëm të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe këtë e ka pasur dhe në ditët e veta më të vështira. Temën e parë të bisedimeve ka pasur situatën e shqiptarëve në rajon duke filluar me Kosovën dhe ata të Maqedonisë së Veriut. Kombi amë është Shqipëria e për këtë janë të gjithë të qartë dhe kemi edhe mbështetjen e plotë e të gjithë faktorëve shqiptar që janë angazhuar në rajon. Kjo është një drejtori që do të merret me punën e të gjithë njerëzve që janë të angazhuar dhe për nevojat dhe shqetësimet që ato kanë. Në rastin e  Kosovës ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer dhe kjo drejtori do të ndihmojë edhe kolegët në Kosovë për ato sfida që ata kanë marr përsipër" tha ministri i Jashtëm Hasani. 

Konferenca 'Tirana Diplo 2024' 

Nga 26-28 gusht në Tiranë u mbajt Konferenca e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024” me ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë ku u diskutua mbi sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, diplomacinë ekonomike, kulturore dhe turizmin. 

Kush ishin të ftuar nga rajoni? 
Hapësira shqiptare në gjeopolitikën e rajonit
SH.T.Z. Igli Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
Z.Izet Mexhiti, Zv. Kryeministër i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapesinor i Republikes sẽ Maqedonisé sẽ Veriut
Z.Nikollë Camaj, zv/Kryetar i Parlamentit të Malit të Zi
Z.Nevzad Lutfiu, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës
Z.Ibrahim Gashi, Doktor i Shkencave të historisë, Universiteti i Kosovës në Prishtinë
Ora 11:42
Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon! Ish sigurimsat nuk do të kenë vend në Diplomaci

Një strukturë e re do të ngrihet në Ministrinë e Jashtme ku në fokus do të jenë shqiptarët e rajonit.

“Kemi miratuar një strukturë të re të ministrisë së jashtme. Më thelbësorja është një drejtori që do të angazhohet me të gjithë shqiptarët në rajon…”

Ndërkohë me ligjin e ri të shërbimit diplomatik do të përjashtohen ish sigurimsat.

"Bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit dhe punëtorët e ish sigurimit të shtetit do të jenë të përjashtuar. Shpresoj ti japim një mundësi të artë një brezi të ri diplomatësh, tha Hasani. 

Ora 11:33
Vetoja greke, Hasani: Kemi negociata diskrete me Greqinë! Jemi në rrugën e duhur! Njohja e pensioneve? Ministri: Problem ndërrimi i emrave 

Shqipëria është gati për konferencën e dytë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian që pritet të zhvillohet në vjeshtë,  deklaroi ministri Jashtëm Igli Hasani në konferencën për mediat në përfundim të Konferencës së Ambasadorëve ‘Diplo 2024’ duke zbuluar se po punohet me Greqinë për të mos penguar në çeljen e negociatave në grup kapitullim të parë.

“Konferencën e dytë qeveritare ta zhvillojë në fund të shtatorit fillim tetorit. Jemi gati dhe kemi qenë gati prej një viti. Grupi i kapitujve të parë ka përfunduar. Jemi gati edhe për dy grup kapitujt e tjerë. Grupi negociator po punon në mënyrë që pengesat politike mos ndërhyjnë në axhenden teknike.

Lidhur me qëndrimin e Greqisë, dhe mundësinë për një bllokim prej saj, Hasani theksoi se po punohet që pengesat politike mos ndërhyjnë në axhendat teknike. Ministri tha se me Greqinë po diskutohet njëkohësisht në disa cështje, mes tyre edhe për njohjen e pensioneve

“Ka shumë tema të hapura me Greqinë. Duam që t’i negociojmë të gjitha e të arrijmë rezultate sa me shpejt. Nëse do të arrijmë dicka tek pensionet jemi gati. Në ndryshim nga Italia ku negociatat ishin të gjata dhe me shumë anekse, nuk ishte problem ndërrimi i emrave. Kur futemi në elemente teknike duhet të jemi të qartë në atë që po bëjmë.

Di të them që shqiptarët mund të marrin këto sigurime nëse kanë emigruar nga Greqia në Itali, ku ne kemi marrëveshje. Janë shumë kantiere të hapura me Greqinë. Angazhimi ka enqë gjatë këtij viti për cëshjten e hapjes së kapitullit të parë. Ka qenë diskret e jo me mikrofona. Jemi në rrugën e duhur.

Rrugëtimin europian të Shqipërisë e shohim dhe me mbështetjen e Greqisë” tha Hasani. 

Ministri theksoi se rrugëtimin europian të Shqipërisë e 'shohim patjetër edhe me mbështetjen e Greqisë"

Lajmi ne perditesim... 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Kosova 'bojkotoi' Tirana diplo2024'! Hasani kërkon takim me homologen Donika Gërvalla, do të mbahet në Lubjanë

Kosova 'bojkotoi' Tirana diplo2024'! Hasani kërkon takim me homologen Donika Gërvalla, do të mbahet në Lubjanë