Në varg i gjatë automjetesh prej disa kilometrash është regjistruar në aksin rrugor Librazhd-Elbasan në orët e pasdites dhe mbrëmjes këtë të dielë, duke sjellë një trafik të rënduar.
Bllokimi i mjeteve ka vijuar prej disa orësh, ndërkohë që kjo situatë ka ardhur si pasojë e punimeve në rrugë që po kryhen në disa pjesë të aksit që do t’i shërbejnë autostradës së re. Po ashtu edhe fluksit të lartë të automjeteve me qytetarë që kthehen nga pushimi i fundjavës në juglindje, ku kanë kaluar edhe festat e nëntorit, në Korçë dhe Pogradec.
Ndërkohë që nga ana e institucioneve nuk është njoftuar për punime të pjesshme në rrugë, duke sjellë një situatë problematike të qarkullimit deri në orët e vona të mbrëmjes.
Trafiku më i rënduar është shënuar në fshatin Mengël, për shkak të vendosjes së sinjalistikës horizontale pranë një shkolle, për të kufizuar shpejtësinë e lëvizjes së mjeteve.
Qytetarëve iu është dashur të përshkuajnë për mëse dy orë këtë segment, ndërkohë që nga ana e institucioneve nuk është njoftuar për punime të pjesshme në rrugë, duke sjellë një situatë problematike të qarkullimit deri në orët e vona të mbrëmjes.
Komente











